Home » Blog » Shtatzënia dhe foshnja » Pesë ditët e para pas lindjes janë më të rëndësishme për adaptimin e bebes

Pesë ditët e para pas lindjes janë më të rëndësishme për adaptimin e bebes

Сподели

Me lindjen dhe prerjen e kordonit bëhet vetëm ndarja fizike e foshnjës nga nëna. Por, simbioza nënë- fëmijë zgjat gjatë tërë jetës, ndërsa veçanërisht është e nevojshme gjatë ditëve të para. Me qëllim për të ndaluar ndarjen e përshpejtuar nga nëna dhe të ulet stresi te nëna dhe te foshnja, mjekët neonatologë këshillojnë se është shumë e rëndësishme që fëmija të jetë më afër nënës dhe të kalojë më shumë kohë me nënën gjatë orëve dhe ditëve të hershme. Prezenca e nënës dhe kontakti lëkurë në lëkurë janë me shumë rëndësi për adaptimin e saj ndaj kushteve të jashtme. Për këtë qellim Dr. Dushko Fidanovski, mjek neonatolog ka porositur që gjatë qëndrimit në spital foshnjat të vendosem së bashku me nënat. Ky koncept njihet si Rooming In dhe praktikohet në të gjitha spitalet në botë. Spitali “Acibadem Sistina“ zbaton këtë koncept akoma prej fillimit, prandaj fitoi mirënjohjen Baby friendly Hospital (Spitali miku i foshnjave).

Foshnjat e lindura në „Acibadem Sistina“ përkujdesen sipas parimit të Rooming In, me çka nënkuptohet 24 orë qëndrim të foshnjës në dhomën e nënës. Ndarja e dhomës forcon lidhjen psikologjike mes nenës dhe foshnjës dhe mundëson fillimin më të shpejtë mе gjidhënie. Kjo lidhje i jep foshnjës paqe dhe siguri.

Pse koncepti Rooming in është i rëndësishëm?

“Rooming In koncepti ju ndihmon të përgatiteni për të shkuar në shtëpi së bashku. Shumica presin që të relaksohen pas lindjes dhe prandaj insistojnë që gjatë një periudhë më të gjatë kohore bebja të ruhet edhe në dhomën për përkujdesjen e foshnjave.  Por, hulumtimet tregojnë se pikërisht nëse prej fillimit jeni me fëmijën tuaj pranë juve do t’ju mundësojë më shumë pushim për jui dhe fëmijën dhe më shpejtë do të adaptoheni ndaj obligimeve të mëtejshme. Kjo është koha ideale për të njohur dhe për të lidhur me beben tuaj. Foshnjat I njohin zërin, aromën dhe rrahjet e zemrës së prindërve. Prezenca juaj I ndihmon foshnjës  të jetë më e qetë, dhe më e relaksuar. Më mire ju do të përgatiteni për një shtëpi dhe do të mësoheni më mire për ta njohur sjelljen e bebes suaj”, shpjegon Dr. Fidanovski/

Qëndrimi i bebes pranë nënës do të ndihmojë që nëna të mësojë se si në mënyrë të drejtë të kujdeset për të dhe si ta ushqejë beben, me mbështetjen e vazhduar të infermiereve. Qëllimi është që të adaptohet më shpejtë, nënat të edukohen, dhe ta marrin vetëbesimin për të përkujdesur vetë për foshnjën.

Pesë ditët e para pas lindjes janë më të rëndësishme për adaptimin e sigurt të bebes

Shumë hulumtime konfirmojnë se në ditët e para të jetës afërsia e nënës është më e rëndësishme për adaptim të shpejtë të foshnjës  nga çdo aspekti. Koncepti Rooming In ka shumë dobi edhe për nënën edhe për foshnjën. Përfitimi themelor është njohja e përbashkët dhe adaptimi. Duke mbajtur foshnjën pranë vetës, nëna njihet me shprehitë e saj, merr ndjenjën  e sigurisë, zhvillon ndjenjën për kujdes dhe dashuri. Përveç këtyre, përfitimet për nënën janë:

  • Cilësia më e mire e gjumit
  • Vetëbesim më i madh gjatë përkujdesjes së  foshnjës
  • Mundësia e ulur për depresion paslindjes
  • Mundësi më mirë për t’i njohur nevojat e foshnjës.
  • Nevoja për gjumë, shqetësimi, uria
  • Fillimi më i shpejtë me gjidhënie dhe përmirësimi i përvojës gjatë gjidhënies
  • Relaksimi dhe qetësi

Ajo që nuk mund të zëvendësohet për foshnjën është afërsia e nënës së saj. Ashtu ndihet në mënyrë të sigurt. Këto janë përparësitë e vërtetuara  te foshnja:

  • Cilësia më e lartë e gjumit. Më lehtë zgjohet dhe më lehtë bie në gjumë.
  • Termorregullim më i mire. Kontakti lëkurë në lëkurë kontribuon në parandalimin e ftohjes së trupit dhe në mirëmbajtjen e temperaturës optimale te foshnja gjatë ditëve të para.
  • Shqetësim më i vogël dhe qarje.
  • Stabilizimi i sheqerit në gjak.
  • Zhvillimi më i shpejtë i refleksit për thithje.
  • Procesi i gjidhënies zhvillohet në mënyrë më shpejtë dhe zgjat më gjatë dhe është më i lehtë
  • Ulja e hormoneve të stresit.
  • Imunitet më i mire. Përmes kontaktit lëkurë në lëkurë, foshnja vjen në kontakt me bakteret e lëkurës së nënës ashtu që zhvillohet rezistenca ndaj mikroorganizmave.

Shfrytëzoni çdo çast me beben tuaj

Nëse bëhet fjalë për lindje normale, foshnja menjëherë do të vendoset në lëkurën tuaj. Gratë që kanë lindur me prerje cezariane, pas mbarimit të ndërhyrjes operative dhe pas transferimit në dhomë nga Departamenti i neonatologjisë do të kenë mundësi për të qenë me beben e tyre. Pa marr parasysh mënyrën e lindjes, shfrytëzoni çdo çast për ta kaluar me foshnjën tuaj. Në këtë mënyrë do ta përforconi lidhjen tuaj, që është shumë e rëndësishme për periudhën e ardhshme.

Për foshnjat e lindura para kohe që qëndrojnë në NICU

Koncepti Rooming in është shumë i rëndësishëm edhe për foshnjat e lindura para kohe. Qëllimi i tij është që të mundësoj 1-2 ditë para lëshimit të spitalit, vizita të shpeshta, qëndrim  i nënës me beben me qëllim që të edukohet rreth ushqimit, kujdesit, njohjes së shprehive të bebes lidhur me nevojat për ushqim dhe higjienë, gjithçka me qëllim që më lehtë të adaptohet për të përkujdesur për beben në kushte shtëpiake pas lëshimit të spitalit pas një qëndrim më të gjatë në spital. Për të zhvilluar këtë koncept është e nevojshme që foshnja të jetë me stabilitet kardiorespirator, me ritëm të vendosur optimal për ushqim gjatë natës dhe ditës, ta tolerojë ushqimin, të shtojë në peshë.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt