Home » Blog » Shëndeti familjar » Shëndeti fëmijëror » Intervistë me Dr. Aleksandar Sajkovski në temë: Imuniteti dhe alergjitë

Intervistë me Dr. Aleksandar Sajkovski në temë: Imuniteti dhe alergjitë

Сподели

Alergjitë janë gjendje klinike të 21 shekullit. Cilat janë shkaqet për rritjen dramatike të numrit të fëmijëve me reagime alergjike të llojeve të ndryshme? Pse alergjitë shfaqen më shpeshtë te fëmijët e gjeneratave më të reja?

Është e saktë se në mënyrë dramatike rritet numri i fëmijëve me reagime alergjike të llojeve të ndryshme, së pari për shkak të ndryshimit të konceptit të jetës dhe mënyrës së ushqimit. Ajo që veçanërisht është specifike është fakti se numri më i madh të fëmijëve me alergji paraqitet në vende dhe mjedise ku fëmijët ruhen në mënyrë shumë të pastër, për shkak se mungon aktivimi i sistemit imunologjik, që na mbron nga infeksionet, ndërsa si pasojë e kësaj vjen aktivimi i pjesës alergjike të imunitetit. Mandej, siç shihni, rekomandimet më të fundit janë se fëmijëve duhet tu lejohet të luajnë me tokë, baltë dhe bar. Me këtë stimulohet pjesa antiefektive të imunitetit dhe balancohen pjesët Tx1 dhe Tx2 të sistemit imunologjik, pastaj ulen alergjitë.

A rritet rreziku për shfaqjen e alergjive pas ftohjes ose terapisë me antibiotik te më të vegjlit?

Për fat të keqe, te ne, por edhe në vendet e tjera të botës, ekziston një përdorim joracional të antibiotikeve, bile edhe për infeksione ndaj të cilëve nuk kanë veprim, siç janë infeksionet virusale. Si përkujtim, antibiotiket jepen vetëm për trajtim të infeksioneve të vërtetuara në mënyrë të qartë dhe prandaj atje kan efekt, ndërsa në bazë, janë terapi kauzale. Por përdorimi i tyre për gjendjet ku nuk mund të kenë efekt mund të shkaktojnë shkatërrim të baterive të mira, veçanërisht atyre në sistemin gastrointestinal. Kështu zhvillohet disbioza e mikroorganizmave, që është një parakusht për çrregullimin e përgjegjës imunologjike në nivel të zorrës dhe shfaqjen e reagimeve alergjike.

Çfarë prodhime zakonisht shkaktojnë reagim alergjik dhe në çfarë mënyrë manifestohet?

Te fëmijët reagimet alergjike në 5 vitet e para të jetës, më shpeshtë, por jo gjithmonë, janë reagime ndaj ushqimit. Një prej manifestimeve alergjike më të shpeshta është alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës, që mund të jetë gjendje që manifestohet me barkkëqijtë, gazra, të vjellja, mos përparim dhe një serë simptomash të tjera. Është interesant fakti se simptoma të ngjashme mund ta japë edhe fenomeni i intolerancës ndaj ushqim të caktuar, që më së shpeshti paraqitet për shkak të mungesës së enzimave që i metabolojnë ë njëjtat. Për shkak të arsyeve të theksuara, duhet të behet dallim mes intolerancës dhe alergjisë ndaj ushqimit të caktuar. Kjo është shumë e rëndësishme, prandaj edhe qasja e terapisë është e ndryshme.

A është urtikaria një reagim alergjik ?

Në bazë, urtikaria është vetëm një segment të sëmundjes alergjike që e definojmë si gjendje inflamatore të shkaktuar nga mekanizma imunologjike, si pasojë e sensibilizimit ndaj agjensave të ndryshme të jashtme, që quhen alergjenë. Ashtu, sëmundjet alergjike mund të manifestohen si riniti alergjik, astma, konjuktiviti, urtikaria, alergjia gastrointestinale, ekzema atopike, dermatiti alergjik kontaktues, dhe ndonjëherë në formë më të rëndë si reagim anaflaktike, që mund të jetë një gjendje me rrezik ndaj jetës. Në këtë mënyrë urtikaria është vetëm komponentë e sëmundjes alergjike dhe më shpesh nga një anë kërkon të zbulohet shkaku për urtikarien, dhe nga ana tjetër kërkon trajtim me antihistaminikët, si barna më të zakonshme për trajtimin e kësaj gjendjeje.

A është lidhur imuniteti me dermatin atopik dhe dermatitn e pelenave ?

Siç kemi biseduar dermati atopik dhe dermatiti i pelenave janë vetëm pjesë e një gjendjeje që quhet sëmundje alergjike. Këto dy forma më shpesh janë prezente te fëmijët në vitin e parë të jetës, bëhen si dermatite kontakuese më shpesh të shkaktuara nga iritimi në regjionin e pelenës ose në fytyrë nën ndikim të faktorëve të ndryshme ose prej ushqimit. Shfaqja e dermatit atopik është gjendje që duhet të na japë sinjalin se ndryshohet struktura e sistemit imunologjik dhe na nevojitet kontrolli i kujdesshëm ndaj fëmijëve dhe përdorimi i mjeteve të përshtatshme për qetësimin e tij. Do të doja të t’u jap këshillë të gjithë prindërve, që t’i shmangin kremat kortikosteroide për trajtimin e këtyre dermatiteve, sa më shumë nëse është e mundur.  Kortikosteroidet nuk trajtojnë, vetëm e qetësojnë dermatititn, por lëkura e bebes është e hollë dhe në mënyre të lehtë  i resorbon të gjitha kremat që janë, bile edhe kortikosteroidet. Trajtimi kauzal është të korrigjohet përgjigjen iimunologjike dhe për heqjen e komponentëve që shkaktojnë dermatitin alergjik atopik.

Cilat janë rekomandimet tuaja dhe këshilla për trajtimin e reagimeve të shpeshta alergjike te fëmijët dhe si të parandalohen?

Parandalimi i alergjisë është çelësi për zvogëlimin e numrit të fëmijëve te te cilët paraqitet sëmundja alergjike. Para se të gjithash prej lindjes duhet të theksohet rëndësia nga formimi i ashtuquajturit mikrobiom të bebes ( kjo është shuma e plotë të mikroorganizmave që foshnja i ka në veten dhe mbi veten) dhe që mbyllet rreth fundit të vitit të parë. Prej tij shumë varet nëse fëmija më tutje do të ketë çrregullime në sistemin imunologjik, dhe nëse do të zhvillohem alergjitë dhe sëmundjet atopike. Në këtë kontekst nevojitet stimulimi në disa linje, si për shembull favorizimi i lindjes normale në raport me prerjen cezariane. Foshnjat që janë lindur me lindje spontane ( vagjinale), në lindjen e marrin dozën e tyre të parë të mikroorganizmave pozitive prej nënës së tyre duke kaluar nëpër kanalin e lindjes.  Siç kalon shtatzënia, në mënyrë dramatike rritet numri i laktobacilëve në florën vagjinale te nena, duke pasur parasysh faktin se afrohet data për lindje ata janë të gatshëm të transferohen, përkatësisht t’i ndihmojnë bebes në degradimin e laktozës së qumështit të gjirit për prodhimin e energjisë, për të formuar zhvillim normal të fëmijës. Sa më pak të përdoret terapia me antibiotikë në moshën e hershme të fëmijëve, veçanërisht në vitin e parë të jetës. Stimulimi i familjeve për imunizim, me të cilin rritet imuniteti specifik për mbrojtjen nga sëmundjet e caktuara infektive. Përdorimi i probiotikëve, për të cilët, në mjekësinë e bazuar në të dhëna ka vërtetim se në vitin e parë te fëmijët që janë lindur me prerje cezariane ose ushqehen me ushqim artificiale stimulojnë sistemin imunologjik, siç është Lactobacillus reuteri Protectis DSM 17938. I përforcon qelizat T të sistemit imunologjik, ndërsa me këtë i ndal qelizat T proinflamatore që të bëhen tepër agresive. Studimet klinike dhe njohuritë na tregojnë se këto laktobacilë janë të nevojshme për t’i ndihmuar sistemit tonë imunologjik që të mos reagojë ndaj qelizave që aktualisht nuk e dëmtojnë trupit tonë. Mungesa e këtyre bakterive mund të jetë shkaku që trupi ynë përkatësisht sistemi imunologjik të teprojë me aktivitetin e vet, të bëhet disbalans mes sistemit Tx1 dhe Tx2 dhe të zhvillohet alergji dhe/ose astma, përkatësisht sëmundje alergjike.

 

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt