Home » Blog » Shëndeti familjar » Lodhja pranverore

Lodhja pranverore

Сподели

Temperaturat po rriten, dita po bëhet më e gjatë, dielli është gjithnjë dhe më i pranishëm, dhe  gjithsesi  ndiheni pa energji. Ndjenja e përgjumur, lodhja, dhimbja e shpeshtë e kokës, të gjitha këto janë simptoma të cilat nuk duhet të lidhen me fillimin e pranverës.  Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të caktuar, por vuani nga e ashtuquajtura “lodhja pranverore”.

Shkaku i kësaj gjendje, ka të bëj me ndryshimin e hormoneve, proceset biokimike në organizëm, si dhe ndryshimin e ritmit të hapjes së syrit, gjë e cila ndikon në sjelljen dhe gjendjen e humorit gjatë stinëve të ndryshme.

Shumë dekada më parë është vërtetuar ndikimi i ndryshimit të motit mbi shëndetin. Në këtë periudhë të vitit, moti është i paparashikueshëm.  Nëse jemi të vetëdijshëm se gjatë stinës së verës na presin ditë të nxehta,  gjatë stinës së dimrit na presin ditë të ftohta, stina e pranverës na ofron pothuajse gjithçka.

Një numër i madh personash i ndjejnë këto ndryshime të motit, dhe ky i fundit reflekton mbi shëndetin e tyre, duke shfaqur dhimbje koke të shpeshta, dhimbje të kyçeve, lodhje dhe ftohje të shpeshta.

Nga ana tjetër, ditët me diell dhe shkëlqim, ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së humorit dhe në rritjen e kryerjes së aktiviteteve fizike. Ne kemi ndjesorë të veçantë n sy, të cilët reagojnë ndaj diellit dhe transmetojnë sinjale në tru, duke rregulluar ritmin biologjik dhe hormonal, vigjilencën dhe gjendjen tonë të humorit.

Gjatë periudhës së dimrit rritet niveli i hormonit melatonin,  i cili rregullon ritmin e gjumit dhe të vigjilencës. Gjatë stinës së verës, receptorët e dritës së syrit regjistrojnë në sasi të madhe të dritës së ditës dhe i dërgojnë sinjale trurit në mënyrë që të reduktojë sekretimin e hormonit melatonin.  Nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe rritet niveli i seratoninës, hormonit të lumturisë.  Ky hormon ju bën të ndiheni të lumtur, por nga ana tjetër është fajtor për humbjen e energjisë dhe entuziazmit.

Nga ana tjetër, lëkura përthith rrezet UV të cilat ndikojnë në krijimin e vitaminës D, e cila gjithashtu është e shëndetshme për shëndetin tonë.

Gjithashtu, një arsye tjetër ngushëlluese  është se rritja e temperaturës na mundëson të jemi më pranë temperaturës 20 gradë e cila është ideale për trupin e njeriut.  Por, pranvera është  një stinë kaq e paparashikueshme dhe komplekse, e cila përveç anëve pozitive të saj, gjatë kësaj stine njerëzit vuajnë nga alergjitë, kjo do të thotë edhe një sezon plus nën ndikimin e bllokimit apo rrjedhjes së hundës, teshtitjeve, përlotjeve, kruarjes së lëkurës, etj.

Poleni i shkaktuar nga pemët, si dhe bari, shkaktojnë një reaksion alergjik në organizmin e njeriut.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt