Home » Blog » Shëndeti familjar » Shëndeti i grave » Rregullat për kryerjen e vetëkontrollit të gjirit

Rregullat për kryerjen e vetëkontrollit të gjirit

Сподели

Kanceri i gjirit tek gratë zakonisht është një sëmundje malinje.  Bëhet fjalë për një lloj sëmundje e cila në fazat e saj të para nuk shfaq asnjë simptomë. Për këtë arsye, është vështirë që të diagnostikohet në rast se gruaja nuk kryen vetëkontrolle të rregullta dhe nëse nuk paraqitet për kryerjen e kontrolleve të rregullta siç janë ekoja e gjirit dhe mamografia. Dr. Maja Stojçevka Çapova, radiologe specialiste, ju këshillon se si të kryeni vetëkontroll të gjirit në mënyrën e duhur. Për kryerjen e vetëkontrollit të suksesshëm kërkohen dy faktorë – koha e duhur dhe teknika e duhur.

Koha më e mirë për kryerjen e vetëkontrollit është:

-Dy ditë pas përfundimit të ciklit menstrual, nëse keni cikël të rregullt menstrual.

-Nëse merrni pilula kontraceptive, është mirë që kontrollin ta bëni me marrjen e tabletës së parë të kutisë/paketës  tuaj të re.

-Gratë të cilat janë në menopauzë, kontrollin duhet ta kryejnë çdo muaj në të njëjtën datë.

Vetëkontrolli me sy të lirë

Qëndroni para pasqyrës  dhe vendosni duart në bel për të parë nëse gjinjtë tuaj janë simetrikë. Vëreni nëse keni masa të dukshme në gji, shenja apo ndryshime të lëkurës në gji.  Duhet ti kushtoni vëmendje thithës së gjirit: nëse janë të barabarta, nëse thitha e gjirit është e tërhequr  nga brenda, nëse janë të njoma, etj.  Gjatë vetëkontrollit nuk duhet t’i shtrydhni thithat e gjirit, nëse gjiri rrjedh apo jo duhet ta analizoni me anë të rrobave të brendshme. Vetëkontrollin e gjirit duhet ta bëni përpara pasqyrës, në tre pozicione:  me duart e ngritura mbi kokë, me duart poshtë dhe duart e vendosura në bel, dhe gjysmën e trupit duke e përthyer lehtë përpara. Kontrollin e kryeni në pamje ballore si dhe anësore (nga të dyja anët).

Vetëkontrolli me anë të prekjes

Më pas, shtrihuni me kurriz dhe vazhdoni me vetëkontrollin. Filloni me gjirin e djathtë. Vensosni një jastëk të vogël nën supin (shpatullën) e djathtë, në mënyrë që vetëkontrolli të jetë më i rehatshëm. Vendosni dorën e djathtë poshtë kokës. Vetëkontrolli kryhet me anë të 2-3 gishtave të dorës së majtë. Duke filluar nga areola, gishtat i lëvizni butësisht në formë rrethore tek indet e gjirit për të kontrolluar nëse keni prani të apo të ndjeshmëri të masave. Kur të keni përfunduar me kontrollin e gjirit, kaloni tek sqetullat. Përsërisni të njëjtën procedurë edhe me gjirin dhe sqetullën e majtë.

Mbani mend!

-Rekomandohet që të fillohet me kryerjen e kontrolleve vjetore të gjirit me ultratingull nga mosha 30 vjeçare.

-Me kontrollin mamografik fillohet ndërmjet moshës 36 dhe 40 vjeçare, dhe ky kontroll kryhet një herë në dy vjet.

-Vetëkontrollet e rregullta dhe kontrollet mjekësore bëjnë të mundur zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe shërimin e tij.

-90% e kancereve mund të shërohen në rast se zbulohen në fazë të hershme.

-Rolin më të rëndësishëm për zbulimin e kancerit në fazë të hershme e luajnë kryerja e vetëkontrolleve dhe kontrolleve të rregullta mjekësore.

 

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt