Home » Blog » Kanceri » Filoide

Filoide

Сподели

Filoidet përbëjnë më pak se 1% të të gjitha karcinomeve të gjirit. Këto masa klinikisht përzihen me fibroadenomat e mëdha. Patologjikisht dallohen nga fibroadenomat e mëdha në përsëritjen klinike dhe sipas faktit se kjo masë përhapet në organe të tjera. Është shumë e vështirë të përcaktohen fibroadenomat dhe filoidet me ultrasonografi, mamografi dhe RM. Mund të bëhet biopsi me gjilpërë të trashë, por rezultatet nuk do të jenë përfundimtare. Dallimi më i saktë mund të bëhet vetëm pas heqjes kirurgjikale të masës dhe materiali të dërgohet për analizë patohistologjike. Trajtimi nga fiolidet përfshin heqjen kirurgjikale të masës.

Sipas onkologëve, karcinomi që përfshin 20cm të gjirit mund të hiqet vetëm duke hequr tërë gjirin. Pas mastektomisë, në kuadër të këtij intervenimi mund të zbatohet edhe rikonstruimi i gjirit. Tumoret filoide nuk përhapen deri në nyjet limfatike aksilare, prandaj këto nyje nuk operohen. Shumë shpesh karcinomi mund të përhapet deri në mushkëritë. Shkalla e mbijetesës tek filoidet beninje në një periudhë 5 vjeçarë është 91%, ndërsa tek filoidet malinje është 82%. Filoidet beninje hiqen në mënyrë kirurgjikale. Vetëm në disa nga rastet malinje (me rrezik të lartë) zbatohet radioterapi në sternumin dhe kimioterapi. Në përgjithësi, efikasiteti i këtyre trajtimeve postoperative është diskutabil.

 

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt