Home » Blog » Dhëmbët dhe shëndeti i gojës » Zbardhja e dhëmbëve me lazer për një buzëqeshje shëndetshme dhe të ndritshme

Zbardhja e dhëmbëve me lazer për një buzëqeshje shëndetshme dhe të ndritshme

Сподели

Buzëqeshja me dhëmbë të bardhë dhe të bukur është gjithmonë një avantazh për të gjithë.  Dhëmbët e bardhë janë një mbështetje e madhe për ju në jetën sociale.  Meshkujt me dhëmbë të bardhë janë gjithmonë një shoqëri e mirë, ndërsa gratë me dhëmbë të bardhë janë gjithmonë tërheqëse.  Dhëmbët e bardhë konsiderohen gjithmonë miq të mirë të bukurisë dhe shëndetit. Personat me dhëmbë të bardhë kanë me tepër vetëbesim dhe  buzëqeshin më shpesh. Egjiptianët kanë qenë populli I pare që kanë përdorur pastë  dhëmbësh të përgatitur me barëra dhe uthull. Romakët, nga ana tjetër mendonin se urina i zbardh dhëmbët dhe ruan shëndetin e tyre.

Avancimi i teknologjisë ka mundësuar  shumë zgjidhje për arritjen e buzëqeshjes së shëndetshme dhe të ndritshme. Zbardhaja profesionale e dhëmbëve është alternativa më e përshtatshme. Edhe personat me dhëmbë të ndjeshëm mund ti nënshtrohen këtij trajtimi. Për këtë arsye, shumica e pacientëve preferojnë  zbardhjen e dhëmbëve me lazer, përkrah të gjitha opsioneve të tjera që disponon tregu,  duke përfshirë edhe paketat “bëj vetë”.  Shpenzimet për zbardhjen e dhëmbëve me lazer mund të jenë më të larta, por pacientët vendosin për këtë trajtim për shkak të efekasistetit dhe kohës së shkurtër të procedurës.

Çfarë mund ti “ngjyrosë” dhëmbët tuaj?

Dr Teodor Veninov, stomatolog, shpjegon se format më të zakonshme të discolorimit të dhëmbëve janë: plakja, dëmtimi I dhëmbëve nga kimikatet dhe ngjyrosja, e cila zakonisht vjen si rezultat i pirjes së duhanit, kafesë, Coca-Cola, çajit, lëngjeve me ngjyra artificiale, verës së kuqe,  por edhe medikamente të caktuara mund të shkaktojnë ngjyrosje të konsiderueshme të dhëmbëve.

Procedura për zbardhjen e dhëmbëve me lazer

Procedura e zbardhjes së dhëmbëve nis me larjen e lehtë të gojës, heqjen e pllakës nga zona apo linja pranë mishrave të dhëmbëve, dhe aplikimin e një xheli të veçantë për mbrojtjen e tyre. Pastaj në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve aplikohet një xhel profesional i cili përmban një lëndë kimikale të veçantë që lejon lazerin të arrijë rezulatate maksimale në zbardhjen e dhëmbëve. Pas ngurtësimit të xhelit, fillon trajtimi me lazer i dhëmbëve. Drita nga rrezja mund të ndriçojë dhëmbët deri në 8 nuanca. “Procedura e zbardhjes së dhëmbëve me lazer zakonisht zgjat rreth 1 orë. Në raste ekstreme është e nevojshme përsëritja e trajtimit  disa herë, për shkak të njollave të thella në dhëmbë të cilat janë më së shpeshti rezultat i tetraciklinës ose ilaçeve të tjera që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbëve. Rezultati përfundimtar është zbardhja e shpejtë e zonës së trajtuar, bardhësia e së cilës zgjat më shumë se ajo e fituar me metodat tradicionale për zbardhjen e dhëmbëve. Një tjetër avantazh i zbardhjes së dhëmbëve me lazer është se lazeri mund të drejtohet në një njollë specifike (e cila është problematike për tu zbardhur) ose një grup dhëmbësh, por pa  i prekur të gjitha dhëmbët në gojë. “, thotë Dr. Veninov.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt