Home » Blog » Më vjen turp të pyes » Si trajtohen lythat gjenitalë?

Si trajtohen lythat gjenitalë?

Сподели

Lythat gjenitale shkaktohen nga human papiloma virus (HPV), një nga sëmundjet transmetueshme seksuale. Disa forma të caktuara të këtij virusi, shkaktojnë kancer në qafën e mitrës, anus dhe penis. Sipas statistikave, të paktën 50% e burrave dhe grave të cilët janë aktivë seksualisht, mund të preken nga virusi HPV në një pikë të caktuar të jetës, sëbashku me të edhe mundësia e shfaqjes së lythave gjenitalë.

Çfarë janë lythat gjenitalë?

Lythat gjenitalë janë copëza të vogla mishi të cilat rriten duke marë një ngjyrë rozë apo të kuqe të cilat shfaqen në zonën e organeve gjenitale. Shpesh shfaqen në grup dhe ngjajnë me  formën e rrushit, dhe shoqërohen me dhimbje, kruarje dhe gjakderdhje. Tek gratë, lythat gjenitalë mund të zhvillohen në pjesën e jashtme ose të brendshme të vaginës, në qafën e mitrës, rreth anusit, ose në gojë në rast se ka kryer seks orqal me personin e prekur nga këto lytha. Për të përcaktuar nëse ato janë të rrezikshme apo jo, duhet të konsultoheni me mjekun gjinekolog i cili do t’ju rekoamndojë të kryeni disa teste të caktuara të cilat janë të nevojshme për përcaktimin e rrezikshmërisë së tyre.

Si trajtohen?

Kur të vendosni për ti mënjanuar ato (lythat ndryshe njihen si mishra të huaj), fillimisht  duhet të konsultoheni me mjekun dermatolog. Gjatë kontrollit, mjeku do të bëjë përcaktimin e tyre, analiza dhe fotodokumentimi i tyre me anë të dermatoskopisë. Trajtimi më i shpejtë dhe pa dhimbje i lythave gjenitalë, bëhet me anë të lazerit me radiofrekuencë Ellman surgitron dual. Teknologjia me radiofrekuencë, i mënjanon këto lytha me anë të energjisë së radiofrekuencës. Në të njejtën kohë hiqen këto mishra dhe bëhet koalugimi (mpiksja) i indeve. Për këtë arsye nuk është i nevojshëm përdorimi i perit (fijes) kirurgjik. Intervenimi me lazer mund të kryhet me anestezi të përgjithshme ose lokale, në varësi të numrit të lythave gjenitalë. Momenti estetik, procesi i shërimit dhe dhimbja janë në shkallë më të mirë  në krahasim me metodat e tjera. Një avantazh tjetër i ndërhyrjes me lazer, është fakti që indi i shëndetshëm përreth, nuk dëmtohet gjatë trajtimit me lazer. Zakonisht nuk mbetet shenjë në zonën e trajtuar me lazer. Trajtimi me lazer është i sigurtë edhe për gratë shtatzëna.

Sa të rëndësishme janë këshillat nga mjeku dermatovenerolog?

Fatkeqësisht nuk ekziston trajtim që mund ta zhdukë përgjithmonë virusin i cili shkakton shfaqjen e lythave gjenitalë. Por, në rast se ato shfaqen, ekziston zgjidhje për mënjanimin e tyre të përhershëm. Trajtimi i ndryshimeve parakancerogjene është një nga mënyrat më efektive për parandalimin e kancerit. Prandaj, gjatë çfarë do lloj rritje të mishit të huaj, apo ndryshimeve në lëkurë, fillimisht duhet të drejtoheni tek mjeku dermatovenerolog, i cili në mënyrë profesionale do të kujdeset për mënjanimin e sigurtë të shfaqjes së lythave, me anë të teknologjisë më bashkëkohore dhe pa pasoja.

Përgjigje rreth pyetjeve morëm nga Dr. Vesna Pljakoska, dematovenerolog

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt