Home » Blog » Shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut » Në “Acibadem Sistina” defektet në zemër diagnostikohen dhe trajtohen akoma para lindjes së fëmijës-Një ekip mjekësh specialistë kujdeset për fëmijët

Në “Acibadem Sistina” defektet në zemër diagnostikohen dhe trajtohen akoma para lindjes së fëmijës-Një ekip mjekësh specialistë kujdeset për fëmijët

Сподели

Qasja multidisiplinare në trajtimin e fëmijëve me defekte në zemër që zbatohet në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” pas hapjes së Departamentit të kardiokirurgjisë pediatrike jep rezultate pozitive. Ekipi ekspertësh nga të gjitha fushat në këtë spital që i trajton fëmijët me defekte të tilla nëpër të gjitha fazat e trajtimit, d.m.th. nga diagnoza deri në trajtimin përfundimtar është avantazhi i veçantë i qasjes. Ajo që e veçon spitalin është se këtu defektet në zemër diagnostikohen gjatë shtatzënisë, avantazhi i rëndësishëm në trajtim. Me këtë specialistëve u mundësohet që të veprojnë kur është më e nevojshme ose nëse ndërhyrja duhet të bëhet menjëherë pas lindjes. Deri më tani, specialistët kanë monitoruar katër fëmijë me defekt në zemër të diagnostikuar para lindjes. Një foshnjë tashmë është trajtuar, d.m.th u operua , ndërsa të tjerët monitorohen në mënyrë të rregullt, kështu që ndërhyrjet do të bëhen kur të jetë koha e përshtatshme. Diagnoza prenatale është avantazhi i trajtimit bashkëkohor, një hap përpara në kujdesin shëndetësor integral dhe natyrisht, shumë e rëndësishme për këta pacientë. Dr. Vladimir Çadikovski, kardiokirurg pediatrik, thotë se kjo qasje multidisiplinare po jep rezultate pozitive. “Për herë të parë mund të pohoj se në Maqedoni, qasja multidisiplinare tek fëmijët me defekte në zemër jep rezultate pozitive , që do të thotë diagnostikim i anomalisë akoma në mitër nga ana e gjinekologëve tanë dhe pediatrit që merret  me kardiografi fetale. Në “Acibadem Sistina”, gjithsej katër fëmijë monitorohen në mënyrë  prenatale, pra gjatë shtatzënisë. Një foshnjë u operua sepse ishte rast emergjent, ndërsa të tjerët monitorohen”, tha Dr. Çadikovski. Tek foshnja e operuar është diagnostikuar tetrologjia me artrezion pulmonar. Dyshimin e parë për defektin në zemër tek fetusit ka dhënë gjinekologu Dr. Pavle Dimçev gjatë skriningut të rregullt. “Pacientja erdhi për skrining të rregullt në të cilin përfshihet edhe skriningu ekokardiografik, gjatë të cilit vërtetova se ekziston dyshim për defekt në zemër, për këtë u konsultuam edhe me Dr. Drashko Dimeski, pediatër, kardiolog, i cili bëri ekzaminimin e detajuar të ekokardiografisë fetale dhe konfirmoi diagnozën- tetrologji me artrezion pulmonar. Prandaj, ne vazhdimisht po bëjmë thirrje që gratë shtatzëna të shkojnë tek gjinekologu rregullisht, me qëllim që të zbulohen anomalitë e fetusit në kohë, të vendoset diagnoza e saktë dhe trajtimi përkatës”, tha Dr. Dimçev, gjinekolog-obstetër. Menjëherë pas lindjes, foshnja u vendos në kujdesin intensiv, ndërsa ndërhyrja u krye pas shtatë ditësh. Ndërhyrja e plotë do të bëhet brenda disa muajsh. Por foshnja tani është në shtëpi dhe vazdhon me jetën. Përndryshe, qasja multidisiplinare nënkupton komunikimin e mjekëve akoma para lindjes së foshnjës. Në këtë qasje ishin përfshirë gjinekologu Dr. Pavle Dimçev, Dr. Dushko Fidanovski, pediatër, Dr. Çadikovski dhe Dr. Drashko Dimeski, kardiolog pediatër.

Qendra referente në rajon

Dr. Dushko Fidanovski thotë se kujdesi i tërësishëm për fëmijët është një nga vizionet e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. “Hapja e Departamentit të Kardioirurgjisë pediatrike për Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” nënkuton se prej tani foshnjat dhe fëmijët me defekte kongjenitale të zemrës ose sëmundje të tjera që kanë nevojë për trajtim kardiokirurgjikal do të diagnostikohen tërësisht në një vend, por dhe të marrin terapi, pa dallim nëse bëhet fjalë për procedura  kardiologjike ose kardiokirugjikale.  “Kujdesi integral i problemeve kardiake, nga diagnoza e saktë (prenatale dhe / ose postnatale) deri tek trajtimi përfundimtar, duke përfshirë kujdesin intensiv pas operacionit paraqet nivel të lartë të kujdesit shëndetësor, gjë që është rrallë për spitalet në rajon”, tha Dr. Fidanovski.

Rritet numri i defekteve në zemër tek foshnjat

Statistikat tregojnë  për një rritje të konsiderueshme të defekteve kongjenitale në zemër, por shqetësojnë të dhënat se çrregullimet e tilla në zemër tek fryti nuk shfaqen vetëm tek gratë shtatzëna me një faktor të caktuar rreziku, por edhe tek gratë shtatzëna me shtatzëni normale pa asnjë rrezik. Diagnostika fetale e zemrës zbulon praninë e anomalive kongjenitale të zemrës së fetusit ose problemet e mundshme në ritmin e zemrës. Bëhet fjalë për një ekodiagnostikim të sigurt dhe të saktë që siguron informacionet e detajuara në lidhje me zemrën e fëmijës. Dr Drashko Dimeski, pediatër-kardiolog, thotë se tek gratë shtatzëna me shtatzëni me rrezik të lartë skriningu bëhet në javën e 15-të ose 16-të gestacionit dhe kryhet në mënyrë transvagjinale. Tek gratë shtatzëna tek të cilat nuk pritet ndonjë rrezik të caktuar, zbatohet metoda standarde rutine  në mënyrë transabdominale nga java e 19-të deri në javën 24-të si skriningu i  parë dhe skriningu  i dytë rreth javës së 28-të ose 29-të. “Kjo periudhë është më e mirë në raport me vetë fetusin, moshën e tij, hapësirën që ai e ka në mitër në të cilën lëvizet në mënyrë të lirë dhe mundëson pasqyrën më të mirë të të gjitha strukturave anatomike të zemrës”, thotë Dr. Dimeski. Ky skrining ka shumë përparësi, duke përfshirë: zbulimin e hershëm të defekteve kongjenitale të zemrës, informimin e prindërve për gjendjen e zemrës fetale të frytit, planifikimin e kohës dhe vendit të lindjes në maternitetet, ku ka edhe një ekip kardiokirurgjikal nëse fetusi është bartës i DKZ, terapinë e mundshme tek aritmitë fetale në zemër, ndërprerjen e mundshme të shtatzënësisë tek kardiopatitë komplekse të shoqëruara me çrregullime gjenetike, aftësimin e njohurive shkencore për zhvillimin dhe rrjedhјen  e DKZ , dhe kardiologjinë perspektive fetale intervente dhe kardiokirurgji.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt