Home » Blog » Shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut » Pse zemra më punon në mënyrë të përshpejtuar?

Pse zemra më punon në mënyrë të përshpejtuar?

Сподели

Frekuenca normale kur trupi është i qetë është mes 60 dhe 95 rrahjeve në minutë. Ritmi i zemrës që është më i ulët se 60 rrahje në minutë është barikardi e zemrës, që paraqet ritëm normal te sportistet aktive ose ish sportiste. Ritmi i zemrës më i lartë se 100 rrahje në minutë pa aktivitet fizik është takikardi e zemrës që në disa raste kërkon konsultim me një mjek kardiolog. Gjatë aktivitetit fizik është normal që ritmi i zemrës të shpejtohet, por gradualisht. Shkalla e shpejtimit të ritmit të zemrës varet nga gatishmëria fizike kondicione e individit. Pas aktivitetit fizik, ritmi i zemrës gradualisht kthehet në kufij të normales. Te fëmijët më të vegjël se 14 vjet, është normal kur trupi është i qetë ritmi i zemrës të jetë më i lartë nga 100 rrahje në minutë.

Palpitacionet (aritmia e zemrës) janë senzacione të pakëndshme me punën e zemrës së përshpejtuar, të fortë, punë e rregullt ose e parregullt. Kjo gjendje pacientet zakonisht e përshkruajnë si “do të më dalë zemra nga gjoksit”. Dr. Ivan Trajkov, kardiolog- elektrofiziolog thotë se më së shpeshti në bazë të palpitacioneve nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje, por duhet të përjashtohen faktorët tjera që mund ta shkaktojnë, siç janë : çrregullimet elektrolite ( dehidratim), faktorë psikogjenë dhe sociale, sindroma anemike, hekuri i ulët dhe hemoglobina e ulët në gjak), sëmundjet endokrinologjike (gjëndra tiroide, gjëndra mbiveshkore),  sëmundje pulmonare si dhe barna të caktuara.

Patjetër duhet të dini:

Nga pikëpamja kardiologjike është shumë e rëndësishme nëse aritmia:

  • Fillon dhe qetësohet shpejtë ose ngadalë.
  • Nëse është ritmike ose aritmike.
  • Sa kohë zgjat.
  • A shoqërohet me simptoma.
  • A paraqitet për herë të parë ose përsëritet. Nëse përsëritet, a bëhet fjalë vazhdimisht për të njëjtën arsye të paraqitjes ose nuk ka rregull.
  • A është pacienti i njohur për ndonjë gjendje të deritanishme të zemrës që mund ta cojë deri në punë të parregullt të zemrës.
  • A ka pacienti të dhëna për aritmi ose sëmundje të tjera të zemrës në familjen.
  • A paraqitet gjatë ditës ose natës, kur trupi është i qetë ose gjatë aktivitetit fizik, para ose pas ushqimit.
  • A shoqërohet me dhimbje në gjoksit, bark ose dhimbje në ndonjë vend tjetër.
  • Shtatzëni.
  • Të përjashtohet ekzistimi i infeksionit ose gjendja febrile.

Dr. Ivan Trajkov rekomandon gjithmonë të kërkohet konsultim me kardiolog nëse rrahjet e zemrës shoqërohen me marramendje, konfuzitet, humbje të ndërgjegjes, kokëdhimbje të fortë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoksit që përhapet në drejtim të qafës, nofullës së poshtme, shpatullave ose pjesës së sipërme të shpinës, kur ritmi i zemrës është më i shpejtë nga 140 rrahje në minutë dhe zgjat më gjatë se 30 minuta pa aktivitet fizik, dhe kur aritmia shoqërohet me tension të rritur ose të ulur të gjakut.

Si diagnostikohet aritmia

Prova e vetme për ekzistimin të aritmisë së zemrës është elektrokardiogrami gjatë kohës së rrahjeve të zemrës. Për të përjashtuar ndonjë sëmundje të zemrës  si shkak për punën e parregullt të zemrës, duhet të bëhen ekzaminime rutine fillestare, ekzaminim, elektrokardiogrami kur trupi është i qetë ( të përjashtohet ekzistimi i aritmive prej lindjes) ose mbikëqyrja 24 orësh të ritmit të zemrës ( holter, mbikëqyrje), ekokardiografi (të përjashtohet dobësia e zemrës). Stres- testi koronar, nëse puna e zemrës aritmike paraqitet gjatë kohës së aktivitetit fizik. Nëse nuk gjendet ndonjë shkak zemëror për ekzaminimet rutine, ndërsa pacienti ankohet për rrahjet e zemrës që janë më të shpejta se 150 rrahje në minutë, ndërsa nuk ka elektrokardiogram për kohën e aritmisë, rekomandohet diagnostikimi invaziv, studim elektrofiziologjik.

Studimi elektrofiziologjik

Kur pacienti ka regjistrim elektrokardiografik i takikardisë klinike dhe të njëjtën ka shenja për ekzistimin e takikardisë qarkulluese, te pacienti propozohet studimi elektrofiziologjik me ablacion. Bëhet fjalë për ekzaminim gjatë të cilit merret aritmi dhe në të njëjtën kohë trajtohet. Pas këtij ekzaminimi pacienti nuk ka më aritmi.

Rekomandime për uljen e punës së përshpejtuar të zemrës

  • Të ulet shqetësimi, të shmangen situatat e zemrës.
  • Të ulet konsumimi i kafes, çajit ose pijeve të tjera që përmbajnë kafeina ose taurine që janë shkak për rrahjet e zemrës.
  • Ndërprerja e duhanit ose produkteve të tjera që përmbajnë nikotina.
  • Ndërprerja e konsumimit të alkoolit.
  • Të shmangen barnat stimulative.
  • Të shmangen alergjenët e njohura (ushqim).
  • Të shmangen barnat kundër kollës, ftohjes, bronkitit.
  • Aktivitet i rregullt fizik, minimum 30 minuta në ditë ( 5 ditë në javë).
  • Ulja e peshës së trupit.
Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt