Home » Blog » Veshët, hunda dhe fyti / ORL » Kthimi i zërit pas kancerit në fyt

Kthimi i zërit pas kancerit në fyt

Сподели

Laringetomi totale është intervenim i cili bëhet që të hiqet kanceri në fyt me heqjen e tërësishme të laringut. Ky intervenim  lë një sërë pasojash te pacienti, ndërsa pasoja më e rëndë prej këtij intervenimi është humbja e përhershme e zërit. Por, për fat gjatë 10 viteve të fundit aplikohet metoda moderne për rehabilitim të zërit me vendosjen e protezave të zërit.

Protezat e zërit

Proteza e zërit është metodë e re, e cila mund të vendoset gjatë operacionit, 10 ditë pas operacionit, ose në mënyrë sekondare, pa disa muajve ose viteve. Këto proteza vendosen përmes intervenimit kirurgjik, pas heqjes së tërësishme të laringut ose pas përfundimit të terapisë me rrezatim.

Si duken protezat e zërit?

Ato janë shumë të vogla (6-12 milimetra) të punuara prej materialit të salikonit dhe kanë ventil të pakthyeshëm, që të pengohet hyrja e ushqimit dhe pështymës në mushkëri. Kohëzgjatja e protezës mesatarisht është 3-4 muaj, e pastaj në mënyrë të thjeshtë dhe pa dhembje zëvendësohet me të re. Me vendosjen e këtyre protezave të zërit, pacientët përsëri kanë mundësi të flasin. Indikacioni për vendosjen e tyre është gjendja e mirë psiko-fizike e pacientit, trakeostoma e gjerë (vrima në traket), funksioni i mirë i mushkërive dhe shprehi të mira higjienike.

Kanceri i laringut

Kanceri i laringut përbën 1-2% prej të gjithë kancerëve, ose te 2-10 raste në 100.000 banorë. Prej këtij tipi të kancerit meshkujt sëmuren 4-10 herë më shpesh se sa femrat. Më shpesh paraqitet pas moshës pesëdhjetë vjeçare, ndërsa faktori i rrezikut më i madh për paraqitjen e tij është pirja e duhanit. Te duhanxhinjtë rreziku për paraqitjen e këtij tipi të kancerit është 5-25 herë më i madh. Si faktorë rreziku përmenden edhe refluksi gastroezofageal, ngacmimi me substanca kimike, azbesti etj.

Trajtimi dhe diagnoza

Në trajtimin e kancerit të laringut ekzistojnë dy lloje të trajtimit: trajtimi kirurgjik dhe radioterapia. Kimioterapia përdoret më shpesh si plotësim i mjekimit kirurgjik dhe me radioterapi. Tipi dhe vëllimi i trajtimit kirurgjik varet prej pozitës dhe madhësisë së kancerit, si dhe nga përhapja e sëmundjes. Varësisht nga madhësia e tumorit dhe lokalizimi i ndërhyrjeve operative mund të jenë funksionale, kur hiqet vetëm tumori me pjesë nga teli i zërit ose i gjithë teli i zërit (chordectomia). Ekzistojnë dhe laringektomi funksionale ku hiqet tumori dhe një pjesë e laringut (laringektomi parciale horizontale dhe vertikale). Nëse tumori është i madh dhe në stadium të vonshëm, nevojitet që të hiqet i gjithë laringu (laringektomi totale). Duhet të theksohet se te shumica e intervenimeve kirurgjike për shkak të sigurimit të frymëmarrjes nevojitet të krijohet trakeostomë e përkohshme ose e përhershme, vrimë në fyt dhe në gabzherr nëpër të cilin pacienti pas operacionit mund të marrë frymë. Nëse ekzistojnë edhe metastaza në gjëndrat limfatike të qafës, nevojitet të bëhen edhe diseksion seleksionues ose radikal i qafës dhe të hiqen gjëndrat limfatike të dy anëve të qafës. Pas operacionit vijon kontrolli onkologjik dhe vlerësimi për mjekimin e mëtejshëm (radioterapia, kimioterapia). Ndonjëherë tumori mund të jetë i madh dhe mos ketë mundësi të mjekohet me ndërhyrje kirurgjike. Në ato raste mënyra e vetme e mjekimit është terapia me rrezatim dhe kimioterapia.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt