Home » Blog » Wellness » 9 arsye për të qenë të lumtur  

9 arsye për të qenë të lumtur  

Сподели

Shtëpia e bukur me një oborr të madh ose makina e re, këto gjëra nuk do ju bëjnë më të lumtur. Lumturinë e gjeni në gjërat e vogla dhe të thjeshta që bëjnë jetën më të bukur. Në vazhdim lexoni arsyet tona të thjeshta për një jetë më të lumtur.

Bëni gjërat që ju bëjnë të lumtur

Nëse pasioni juaj është luajtja e futbollit, shkruarja e këngëve ose notimi, ndani kohën për ta bërë këtë. Kur i bëni gjërat që i dëshironi do të ndiheni të plotë me lumturi.

U ndihmoni të tjerëve

Ndonjëherë edhe kur do t’i realizojmë qëllimet tona personale, ndihemi të paplotë. Bëni diçka që do të zbukurojë jetën e dikujt. Bëni punë vullnetare në shtëpinë e afërt për persona të vjetër, dhuroni gjak ose dhuroni veshmbathjen e vjetër që nuk ju nevojitet në shoqatat humanitare.

Jini falënderues

Kur mendoni për gjërat që i keni kuptoni se sa duhet të jeni falënderues. Nuk jemi të vetëdijshëm se kemi gjithçka- çati mbi kokën, ushqim për të ngrenë, miq, shëndet i mire…Kur do të fillojmë t’i vlerësojmë gjërat që i kemi, do të ndihemi më të lumtur.

Ndani gjërat

Kur mendimet tona, gëzimi, trishtimi, dhe koha i ndajmë me të tjerët, ndihemi më mirë. Nuk do të ndiheni të vetmuar, ndërsa të tjerët do të jetë të lumtur që i keni ndarë gjërat me to.

Buzëqeshuni

Ushtrim i thjeshtë dhe i lehtë, buzëqeshuni! Do të ndiheni shumë më mire, dhe pozitivisht do të reagojnë njerëzit rreth juve. Në kohën kur stresi është i pranishëm në çdo vend dhe të gjithë diku shpejtohen, buzëqeshuni dhe i buzëqeshni njerëzit që ndodhen në afërsinë tuaj.

Ushqeheni në mënyre të shëndetshme

Pse të ndiheni faj pas çdo vakti me ushqim të shpejtë. Ndryshoni mënyrën e ushqimit dhe jepni përparësinë e ushqimit të shëndetshëm. Edhe fizikisht edhe mental do të ndiheni më mire. Praktikoni që në menynë tuaj gjithmonë ta keni sallatën e freskët.

Kaloni kohën duke u shoqëruar

Kaloni më shumë kohë me të afërmit tuaj. Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar vetëm, prandaj kënaquni në drekën e përbashkët me të afërmit tuaj ose në shëtitjet e gjata me miqtë. Miqësitë e afërme dhe lidhjet cilësore familjare vazhdojnë jetën. Ato janë mbështetja jonë emocionale dhe lumturia jonë në jetë.

Jepni dhurata

Çdokush gëzohet kur do të fitojë dhuratë, pa parasysh vlerës. T’ia zbukuroni ditën dikujt dhe ta befasoni pa arsye! Ndonjëherë mund t’ia zbukuroni ditën dikujt vetëm me një mesazh SMS të bukur ose me një mesazh në e-mail.

Përzgjidhni doktorin Rezervo Kontroll Kontakt