Cistet dhe tumori i vezoreve

Roli i vezoreve është i dyfishtë: riprodhues dhe endokrin. Në ato krijohen dhe piqen qelizat vezë femërore riprodhuese, ndërsa në të njëjtën kohë vezoret i krijojnë edhe hormonet gjinore femërore.

Cistet paraqesin qese të mbushura me lëng. Ekzistojnë lloje të ndryshme të cisteve, prej të cilave më të shpeshta janë cistet funksionale, të cilat krijohen gjatë ovulimit (me rritjen e folikuleve). Llojet tjera të cisteve i përfshijnë:

Roli i vezoreve është i dyfishtë: riprodhues dhe endokrin. Në ato krijohen dhe piqen qelizat vezë femërore riprodhuese, ndërsa në të njëjtën kohë vezoret i krijojnë edhe hormonet gjinore femërore.

Cistet paraqesin qese të mbushura me lëng. Ekzistojnë lloje të ndryshme të cisteve, prej të cilave më të shpeshta janë cistet funksionale, të cilat krijohen gjatë ovulimit (me rritjen e folikuleve). Llojet tjera të cisteve i përfshijnë:

Sindromi i vezoreve policistike – formacione të shumta më të vogla cistike të vezoreve.

Endometrioza, ciste të cilat përmbajnë një pjesë prej indit të mitrës.

Cistadenoma, ciste të cilat krijohen nga qelizat, të cilat e mbulojnë pjesën e jashtme të vezoreve.

Cistet dermoide – tip i cisteve të cilat përmbajnë edhe ind tjetër, si për shembull fije, flokë, dhëmbi etj.

Pse krijohen cistet?

Cistet në vezore mund të jenë beninje ose malinje. Nuk ekzistojnë shkaqe të dëshmuara për paraqitjen e tyre, por gjithsesi ekzistojnë një sërë faktorë rreziku siç janë:

  • Mosha – gra në menopauzë
  • Pirja e duhanit
  • Pesha e madhe
  • Gra të cilat nuk kanë lindur dhe nuk kanë dhënë gji
  • Terapia hormonale
  • Historia familjare e sëmundjes

Çfarë simptomash japin?

Cistet më së shpeshti nuk japin simptoma të qarta, prandaj zbulohen gjatë kontrolleve rutinore gjinekologjike. Simptomat paraqiten nëse cistet pëlcasin, përgjaket ose ndryshon. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma caktoni kontroll te gjinekologu.

  • Dhimbje ose fryrje e stomakut
  • Vështirësi gjatë urinimit ose nevojë e shpeshtë për urinim
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
  • Marrëdhënie të dhimbshme seksuale
  • Cikël menstrual i dhimbshëm
  • Dobësim i shpejtë
  • Mundime dhe vjellje

Si mjekohen?

Numri më i madh i cisteve shërohen vetë. Nëse nuk keni simptoma dhe akoma nuk gjendeni në periudhën e menopauzës, atëherë nevojitet vetëm të vëzhgohen që të shihen ndryshimet eventuale të cisteve. Heqja kirurgjike e cisteve bëhet vetëm nëse nuk shërohen vetë, rriten, shkaktojnë dhimbje dhe nëse mjeku vlerëson se opsioni i vetëm për trajtim është operacioni. Në rastin e tillë ekzistojnë dy tipa të  intervenimit kirurgjik:

Laparoskopi  (me prerje të vogël) hiqen cistet më të vogla, derisa me operacionin klasik hiqen cistet e mëdha, si dhe tumori i vezores. Nëse cistet janë malinje, varësisht nga gjendja, kirurgu mund ta heqë edhe një pjesë të vezores, mitrën, tubet etj.

Trajtimi i tumoreve malinje nëse është e nevojshme përfshinë edhe kimioterapi dhe terapi me rrezatim sipas instruksioneve të onkologut. Qasja në mjekim është individuale dhe varet nga gjendja e pacientit.

Сподели:

  • Добивај известувања за новости!