Dhimbja e gjinjve ( mastalgjia) është një nga problemet më të zakonshme tek gratë. Dy javë para ciklit menstrual përveç dhimbjeve, shpesh shfaqen edhe ënjtje dhe ndjeshmëri të gjinjve. Këto ndryshime ulen dhe zhduken me fillimin e ciklit menstrual. Dhimbjet e gjinjve të cilat nuk janë të lidhura me ciklin menstrual, janë rezultat i operacionit të mëparshëm në gji, dhimbje e cila vjen nga kraharori dhe muskujt e qafës, ndryshimet hormonale, shkaqet psikologjike, konsumimi i kafeinës dhe mungesa e disa acideve yndyrore të rëndësishme në ushqim.

Ilaçet hormonale si dhe ato për osteoporozë (humbja e dendësisë së kockave pas menopauzës) mund të shkaktojnë tek gratë dhimbje të gjirit.  Kjo rrallë është simptomë për shfaqjen e kancerit të gjirit.  Tek vetëm 3% e pacientëve me dhimbje në gji është zbuluar kancer i gjirit. Përveç kësaj, vetëm 5% e pacientëve që vuajnë nga kanceri i gjirit kanë dhimbje në gji.  Në shumicën e rasteve, dhimbja dhe shfaqja e gungave në gji, janë rezultat i cisteve beninje të cilat rriten shpejtë. Me sekretimin e lëngut ulet dhimbja e pacienteve.

“Pa gjetje anormale” është lajm i mirë që e ul dhimbjen pas ekzaminimeve në varësi të moshës së pacientes dhe rezultateve të marra. Psikologjia e pacientes është thelbësore në rastin e mastalgjisë. Për kufizimin e  pirjes së kafesë, çajit ose përdorimit të vitaminës E në uljen e dhimbjes ende nuk ka prova se kanë ndikim mbi uljen e dhimbjeve. Nëse dhimbja nuk ka lidhje me ciklin menstrual dhe mjeku mendon se dhimbja është rezultat i ndonjë shkaku tjetër ai mund të përshkruajë një terapi hormonale. Megjithatë, këto ilaçe kanë edhe efekte anësore serioze prandaj përdoren shumë rrallë. Me qëllim për t’i zëvendësuar acidet yndyrore që janë të nevojshme, rekomandohen tableta me vaj aguliçe, suplemente me vaj peshku ose duke i shtuar farat e lirit në ushqim (për shembull t’i konsumoni duke I shtuar në jogurt). Analgjetiket rekomandohen për dhimbje të forta.

Shpërndaj