Keni diabet? 5 këshilla për këmbë të lumtura
Ju e dini se nëse keni diabet, këmbët tuaja mund të dëmtohen shumë lehtë , madje pa e kuptuar. Një dëmtim i nervave për personat të cilët vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë mpirje të gjymtyrëve, dhe kur rritet niveli i sheqerit në gjak, zvogëlohet aftësia e trupit për të luftuar me infeksionin apo për të shëruar plagën. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për lëndimin që keni marrë dhe nuk e trajtoni atë në menjëherë, atëherë ky lëndim i marrë në këmbë për personat që vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë probleme mjekësore tepër serioze.
Mbushja plotë e fshikëzës së urinës ju lë pa gjumë – urinim i shpeshtë
Shumë gra, gjatë periudhës së shtatzënisë përballen me urinim të shpeshtë. Thjeshtë, nuk mund ta kaloni natën pa shkuar në tualet disa herë. Dhe me ardhjen e mplakjes, ndjejmë se bëhemi robër të fshikëzës së urinës. Lajmi i mirë është se nëse fshikëza e urinës ju bën të zgjoheni disa herë të urinoni gjatë natës , ekzistojnë ndryshime të vogëla për efektive të cilat mund të bëni në mënyrë që keni gjumë më të mirë. Nëse keni një problem të tillë, është mirë që të kontaktoni mjekun tuaj, pasi urinimi i shpeshtë mund të jetë më tepër se një bezdisje – kjo mund të jetë shenjë e një gjendje të fshehur mjekësore.
Këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë dhe të luftoni me problemin e urinimit gjatë natës:
7 të vërteta për gurët në veshka
Gjatë ekzaminit të një kontrolli rutinë me eko në bark, doktori ju thotë se keni gurë në veshka. Në kokën tuaj ju sillen rrotull shumë pikëpyetje. A është e rrezikshme? A do të mund të shëroheni? Çfarë duhet të bëni?
Gurët në veshka janë rezultat i konsumit të pamjaftueshëm të lëngjeve. Shpesh tek disa persona gjendet gurë në veshka për shkak të disa kushteve të caktuara mjekësore ose nga predispozicioni kongjenital ( të lindur).
6 Këshilla për peshë më të shëndetshme në shtatzëni
Jeni shtatzënë – dhe jeni të ngazëllyer për rolin tuaj të ri. Por, me shtatzëni shfaqen dhe shumë pyetje, kryesisht për peshën e tepërt.
Ka shumë arsye përse ju duhet të ruani një peshë të shëndetshme të trupit tuaj gjatë shtatzënisë. Pyetja është, si ta arrini këtë?
Filloni me këto gjashtë këshilla që të jeni të shëndetshëm ju dhe fëmija juaj.
Përdorim I kufjeve me mbrojtës
Kufjet përdoren shpesh nga njerëzit në jetën e përditshme. Edhe pse mund të na e zbukurojnë ditën me muzikë, ato gjithashtu mund të shkaktojnë problem me dëgjimin. Ja si ta zvogëloni këtë rrezik: Me pak përpjekje mund të gjeni modele të cilat përjashtojnë zhurmën e jashtme, kështu që nuk keni nevojë të ngrini volumin, ose pajisje të cilat e kufizojnë zërin në nivele , pajisje e cila është e domosdoshme veçanërisht për fëmijët duke ju ofruar atyre mbrojtje.
7 këshilla të dobishme për të vrapuar siç duhet
Pranvera është para nesh. Po afrojnë ditët me diell. Veshjet e lehta, por bashkë me ta edhe vënia në pah e kilogramëve të tepërt që kemi marë gjatë dimrit. Është koha për të vepruar! Mënyra më e mirë për tu rikthyer përsëri në formë, dhe për ti dhënë formë të bukur trupit tuaj është vrapimi.
Vrapimi është aktiviteti fizik më e thjeshtë dhe më ekonomik, duke vrapuar ju do të humbisnë peshë në mënyrë të shëndetshme dhe do ta tonifikoni trupin tuaj dhe për më tepër nuk keni nevojë ta lini veten të uritur. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të shijoni natyrën në stinën e pranverës,ajrin e pastër dhe të freskët.
Pesë rreziqe të yndyrës në bark
Secili prej nesh është mjaftueshëm i vetëdijshëm se shtimi i tepërt i peshës është i rrezikshëm për shëndetin. Por , a e dini se yndyrërat e tepërta në bark janë një problem plus? Nëse keni një vëllim më të madh rreth belit, duhet të dini se jeni të rrezikuar nga:
1. Zvogëlim të funksionimit të mushkërive
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se zmadhimi i vëllimit rreth belit, ndikon në funksionimin e mushkërive. Ndryshe nga personat që nuk konsumojnë duhan që kanë një peshë trupore normale, personat me peshë të tepërt rreth belit kanë kapacitet të ulët të mushkërive sipas rezultatit të testit të spirometrisë. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë deri në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe madje mund të shkaktojë sëmundje kronike të mushkërive ose astmë.
Si të mos keni më veshë llapush?
Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik. Personat me veshë llapush, zakonisht janë subjekt i vënies në lojë, veçanërisht fëmijët në moshë shkollore.
Disa prindër përdorin metoda ekstreme që të mund të korrigjojnë pamjen dhe formën e veshëve të fëmijëve të tyre. Vendosin llastikë në kokën e fëmijës së tyre, madje ka dhe nga ato raste më ekstreme veshët e fëmijëve të tyre i ngjitin me shirit ngjitës.
Zgjidhja e tetë miteve më të mëdha të akneve
Sigurisht që ekzistojnë trajtime dhe këshillime për parandalimin e e puçrrave. Por këto këshilla jo gjithmonë janë këshilla të provuara mjekësore.
Kemi paraqitur një listë me tetë mendime që zakonisht ndihmojnë në përmirësimin e akneve në fytyrë.
1. Pasta e dhëmbëve i përthan puçrrat
Ndoshta produktet e dhëmbëve mund të ndihmojnë në tharjen e akneve, por gjithashtu mund ta lënë lëkurën të thatë dhe të irrituar, për këtë arsye është më mirë të mos e praktikoni këtë gjë dhe të mos e ndërlikoni situatën më tepër.
Mëngjesi: 5 këshilla të thjeshta për një fillim të shëndetshëm të ditës
Mos e lini pa ngrënë vaktin e mëngjesit – vetëm bëjeni atë më të mirë
Zbuloni se çfarë ju jep energji, dhe çfarë ju bën të bini në krizë për sheqer.
1. Si ta filloni ditën
Kos frutash dhe arra, është një mëngjes i përkryer i cili përgatitet shumë thjeshtë, nuk ju merr aspak kohë dhe përmban sasi të mëdha të proteinave. Nëse keni kohë për të gatuar diçka, provoni një omletë me tre të bardha vezësh dhe një të verdhë veze. Në këtë mënyrë ju do të merrni të gjitha anët e mira që dhuron veza pa shtuar kolosterolin në trupin tuaj.