Fitnes në ujë
Nuk po filloni dot të kryeni ushtrime. Ushtrimet për ju paraqesin stres dhe mundim. Por ka një mënyrë interesante se si kjo të bëhet argëtuese dhe në të njejtën kohë të mund ta tonifikoni trupin tuaj.
Aerobika në ujë është një mënyrë interesante dhe efikase për të humbur peshë dhe për të forcuar muskujt. Ushtrimet në ujë janë më tepër efektive për shkak të rezistencës së ujit
Për vetëm gjysëm ore ushtrime në ujë mund të humbisni 300 kalori. Rezistenca që bën uji gjatë ushtrimeve në ujë ndikon pozitivisht në tonifikimin e muskujve si dhe humbasin më lehtë shtresat më të forta të yndyrës dhe celuliti.