Ndryshime në gjuhë të cilat tregojnë disa sëmundje të caktuara
Kur mjeku do t’ju thotë që të hapni gojën dhe të nxirrni gjuhën jashtë, që me shikim të parë ai tashmë ka marrë informacion mbi gjendjen tuaj shëndetësore momentale. Në mjeksinë kineze mësohet se gjuha tregon çdo sëmundje të trupit. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë po ju ndodh me gjuhën, mire do të ishte të vizitonit otorinolaringologun.
Më poshtë ndodhen disa nga ndryshimet e gjuhës të cilat tregojnë parregullsi të caktuara:
1. Shtresë e hollë e bardhë në sipërfaqe të gjuhës, shenja të dukshme të dhëmbëve dhe disa pika të kuqe – kjo pamje e gjuhës tregon mungesë të energjisë në trup e cila shkakton lodhje, mungesë të oreksit dhe djersitje të tepruar. Kjo shpesh reflekton edhe në gjendjen shpirtërore, shpesh këto të dhëna janë shqetësuese dhe shkaktojnë nervozizëm.
Artikujt e kërkuar për menunë e femrave
A e dini se ekzistojnë produkte të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në menunë e femrave – pa varësisht nga mosha në të cilën gjenden anëtaret e gjinisë femërore. Këto produkte janë: domatja, fasulja, peshku, arrat dhe borronica e kuqe.