Si të kemi kocka të forta dhe të shëndetshme?

Ushqimi i duhur është hapi i parë për të patur kocka të forta dhe të shëndetshme. Kjo para së gjithash i referohet faktit se në ditë duhet të merrni nga 1000 mg kalcium nëpërmjet ushqimit. Burimet më të mira të kalciumit janë prodhimet e qumështit me nivel të ulët të përmbajtjes së yndyrës siç është jogurti. Por gjithashtu një burim i pasur i kalciumit është dhe salmoni, sardelja, perimet me gjethe jeshile (brokoli, lakër jeshile, spinaq) fiku dhe kumbullat e thata. Perimet e errëta jeshile si spinaqi dhe lakra jeshile në një sasi prej një gote përmbajnë 100 mg kalcium.

Pse duhet të marrim frymë thellë?

Jemi kaq të zënë me mënyrën e shpejtë të jetesës, saqë shumë rrallë mendojmë për cilësinë e saj. Në fund të ditës të gjithë ne duam të relaksohemi dhe të bëjmë një gjumë të qetë. Përveç të tjerash, ne duhet t’a mbrojmë shëndetin tonë nga stresi i përditshëm, depresioni, rritja e presionit të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.

Pacientët të cilët vuajnë nga zemra duhet t’i kushtojnë vëmendje depresionit

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët janë të prekur nga depresioni, janë të prirur ndaj goditjeve të zemrës.
Përse?
Depresioni kronik dhe ankthi, mund të rrisin nivelin e hormoneve të stresit të cilët qarkullojnë nëpër trup. Këto hormone shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut, dhe në këtë mënyrë përshpejtohet shkalla e rrahjeve të zemrës. Si rezultat i kësaj, mund të shkaktohet inflamacion i arterieve, si dhe formimi i trombozës (mpiksjes së gjakut).