Simptomat e kancerit të gjirit

Çfarë është kanceri i gjirit?

Pas kancerit të lëkurës, kanceri i gjirit është diagnostikuar si kanceri më i shpeshtë tek gratë. Mund të shfaqet edhe tek meshkujt edhe tek femrat, por tek këto të fundit është tepër më i përhapur.
Falë rritjes së ndërgjegjësimit të grave përsa i përket kancerit të gjirit, studimet e fundit tregojnë se diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj sëmundje po tregon rezultate gjithnë e më të mira. Shkalla e mbijetesës është gjithnë e në rritje, ndërsa numri i rasteve të vdekjeve është gjithjë në ulje falë faktorëve të shumtë të zbulimit të hershëm të sëmundjes, trajtimet e reja dhe rritja e nevojës për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo sëmundje në të vërtetë.

Avantazhet e ushqimit pikant

Të gjithë ne gëzohemi kur në tavolinë kemi ndonjë ushqim djegës. Edhe pse nuk duhet të konsumohet shpesh, ushqimi pikant gjithashtu ka avantazhet e veta. Ai ndihmon në humbjen e peshës, parandalon kancerin, ul presionin e gjakut, mbron zemrën si dhe ndihmon në uljen e stresit.

Specat djegës mbrojnë organizmin tonë nga sëmundjet kardiovaskulare, gjithashtu janë të dobishëm edhe për zvogëlimin e efekteve të dëmshme të kolesterolit të keq.