Kontrollet e detyrueshme të cilat duhet ti kryej çdo grua
Mënyra moderne e të jetuarit të grave, bën që ato të jenë të suksesshme në punë, të jenë nëna të suksesshme, bashkëshorte të mira, dhe në jetën e tyre të përditshme i kanë të pashmangshme punët dhe dekorimin e shtëpisë. ‘Super gratë’ në ditët e sotme japin maksimumin për kujdes dhe sukses ndaj familjes dhe pothuajse shumë pak i kushtojnë vëmendje dhe kohë vetes dhe shëndetit të tyre. Ndjejnë dhimbje koke, kanë probleme shëndetësore, por pavarësisht simptomave përsëri nuk vendosin të kërkojnë ndihmën e mjekut. Doktorët në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ këshillojnë për kryerjen e kontrolleve të detyrueshme për çdo grua, pasi vetëm kontrollet preventive mund t’jua shpëtojnë jetën.
Dhurimi i qelizave vezore
Gëzimi i një gruaje kur bëhet nënë është i papërshkueshëm, në momentin kur mban në duar fëmijën e saj, ajo mbushet me forcë për të kapërcyer çdo pengesë. Në disa raste, nuk është e mjaftueshme vetëm dëshira dhe këmbëngulja. Për fat të keq, disa gra nuk arrijnë të kenë fëmijë në rrugë natyrale. Por me risitë të cilat janë aktuale në teknologjitë riprodhuese të asistuara, ekziston mundësia për të arritur shtatzëninë me vezë të dhuruara. Aneta Anevska Mitrevska, embriologe në ‘Acibadem Sistina’ shpjegon më shumë për procedurën e re e cila zbatohet në qendrën e riprodhimit të asistuar.