Nëntëdhjetë përqind e pacientëve me lupus janë gra.
Lupusi shfaqet atëherë kur sistemi imunitar nuk funksionon normalisht. Ky aktivitet jonormal i sistemit imunitar shkakton dëm të indeve. Nëse nuk diagnostikohet në kohë dhe nuk trajtohet në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë dëmtime të organeve. Simptomat e kësaj sëmundje autoimune janë të ndryshme tek pacientët, nga simptoma të lehta me ndryshime të shpeshta në lëkurë deri tek ato në gjendje të rrezikshme të cilat ndikojnë në funksionin e zemrës, të veshkave apo të sistemit nervor. Nga viti 1970 numri i personave me lupus është trefishuar, dhe shkaqet janë ende të panjohura.