Këshilla për të përmirësuar tretjen e ushqimit

Kapsllëku, ndjenja e fryerjes , gazrat,  dhimbjet në bark, të ndjerit të ngopur, këto dhe shumë simptoma të tjera janë shenja të cilat tregojnë se keni problem me sistemin  e tretjes së ushqimit.  Nëse bëhet fjalë për sëmundje, stres, të ushqyerit jo siç duhet apo vese të tjera të këqija në jetë, do t’i mësoni nëse bisedoni me mjekun tuaj. Në vijim, mësoni se si ju vetë mund të ndihmoni në përmirësimin e tretjes së ushqimit dhe t’i lehtësoni simptomat.

Përse duhet të ecni?

Ecja redukton stresin, përmirëson gjendjen e humorit dhe ju krijon vetebesimin. Zakonisht, kur jemi të mërzitur dhe nervozë kemi nevojë që të dalim nga shtëpia dhe të qetësohemi duke ecur.  Me siguri ju ka ndodhur që pas një shëtitje të shkurtër të ktheheni në shtëpi të qetësuar dhe më të freskët dhe relaksuar.

Pikërisht këto janë benefitet e  të ecurit – reduktimi i stresit.  Gjithashtu, shumë studime tregojnë se të ecurit ndihmon në përmirësimin e gjendjes së humorit për vetë faktin se në trup çlirohet hormoni natyral endorfin.