Aknet në shtatzëni
Shfaqja e akneve është një nga problemet më të shpeshta të lëkurës gjatë periudhës së shtatzënisë. Studimet më të fundit tregojnë se pothuajse çdo grua e dytë shtatzënë ka problem me shfaqjen e akneve në fytyrë në faza të ndryshme, ndonjëherë ato mund të lënë dhe shenja në fytyrë. Për fat të mirë, mjekësia moderne ofron mundësi për ta zgjidhur këtë problem. Aknet tek gratë shtatzëna shfaqen për shkak të nivelit të lartë të hormoneve në tremujorin e parë të shtatzënisë, gjë kjo që ndikon dukshëm në rritjen e yndyrës në lëkurë ( për shkak të gjendrave dhjamore). Gratë të cilat në moshën e adoleshencës kanë patur probleme me aknet, përballen me një rrezik të lartë të rritjes së nivelit të shfaqjes së tyre në shtatzëni.
Anomalitë e lindura të veshkave dhe traktit urinar
Anomalitë e lindura të veshkave dhe traktit urinar janë të pranishme tek 3-6 nga 1000 të porsalindur. Dr. Nadica Ristoska Bojkovska, nefrologe pediatër në “Acibadem Sistina” shpjegon të gjitha anomalitë e lindura të veshkave dhe nevojën për diagnostikimin e hershëm të tyre. Në vijim ju shpjegojmë anomalitë më të shpeshta të traktit urinar: