Jo çdo tumor në tru do të thotë kancer

Çdo ind abnormal që rritet brenda kafkës, quhet proces ekspanziv (që përhapet). Pjesë e këtyre veprave ekspanzive janë edhe tumoret në tru. Ndoshta do të befasoheni nga fakti se tumori në tru nuk do të thotë kancer. Prevalenca e tumoreve të trurit është 1-2% nga të gjitha llojet e tumoreve tek njeriu. Shkaku i shfaqjes së tyre ende nuk është konfirmuar dhe vërtetuar shkencërisht. Sipas Dr. Lulzim Agai, neurokirurg në Spitalin Klinik ‘Acibadem Sistina’, për të sqaruar natyrën e sëmundjes, është shumë e rëndësishme pamja klinike, ndërsa për të zbuluar se për çfarë lloj tumori bëhet fjalë, është e domosdoshme kryerja e disa kontrolleve të caktuara.  Ekzistojnë tumore beninje të cilat nuk janë kancerogjene dhe rriten shumë ngadalë si dhe malinje të cilat progresojnë shumë shpejtë.  Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për tumor malinj apo beninj të trurit, ai shkakton problem për shkak të presionit që ushtron në tru dhe  strukturave të tjera në kafkë.  Statistikat tregojnë se disa lloje të tumoreve beninje janë më të shpeshta tek gratë.