Pirja e duhanit përkeqëson simptomat e urthit në stomak
I dëgjoni këshillat e mjekëve, shmangni ushqimet të cilat zakonisht ju shkaktojnë urth në stomak, keni reduktuar peshën trupore, flini në jastek pak të ngritur dhe përsëri keni problem me urthin në stomak. Por pyetja është nëse e keni ndërprerë pirjen e duhanit? Një studim i ri tregon se duhanpirësit kanë shumë gjasa për shfaqjen e urthit në stomak, në krahasim me ata të cilët nuk pijnë duhan. Urthi është në fakt shfaqja e kthimit të përmbajtjes nga stomaku në ezofag. Kjo gjendje shkakton thartirë dhe një lloj djegie pas kafazit (hapësirës) së kraharorit.
Kafeina shëron, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke
Ndonjëherë, secili prej nesh ankohet nga dhimbja e kokës. A keni menduar se ndoshta kafeina mund të jetë shkaku i dhimbjes së kokës, dhe nga ana tjetër pikërisht kafeina ju ndihmon që të liroheni nga nervozizmi? Studimet kanë treguar se kafeina luan një rol të dyfishtë, ajo shpesh ndihmon por edhe muind të jetë shkak për dhimbjen e kokës.
Anemija – shkak për mungesën e oksigjenit në trup
Anemija është një gjendje e cila shfaqet kur gjaku nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut (eritrocite) ose hemoglobinë. Hemoglobina është komponenti kryesor i qelizave të kuqe, funksioni I të cilës është që të furnizojë qelizat me oksigjen. Prandaj nëse keni rënie të numrit të qelizave të kuqe apo keni vlerë të ulët të hemoglobinës, qelizat në trupin tuaj nuk do të jenë në gjendje për të marrë oksigjen mjaftueshëm.