Mënyra më e mirë për ta luftuar melanomën është që ti njihni simptomat
Si me të gjitha llojet e tjera të kancerit, edhe në rastin e melanomës, zbulimi në kohë i sëmundjes rrit mundësitë për shërimin dhe trajtimin e duhur të sëmundjes. Në shumicën e rasteve, kanceri i lëkurës shërohet në rast se zbulohet apo diagnostikohet në kohë. Prandaj, zgjidhja më e mirë është që të bëni vetëkontrolle të rregullta dhe të plota të trupit tuaj. Kontrolloni të gjitha nishanet në trupin tuaj për të vërejtur ndonjë ndryshim të mundshëm të tyre. Melanoma është lloji më i rëndë i kancerit të lëkurës. Zakonisht shfaqet nga qelizat të cilat prodhojnë melaninën – pigmenti i cili i jep ngjyrën lëkurës tuaj. Megjithatë, melanoma mund të shfaqet edhe në sy, dhe shumë rrallë ndodh që të përhapet edhe në organet e tjera të brendshme.
Ushqimet e shëndetshme të cilat do t’ju ndihmojnë të humbisni peshën tuaj trupore
Formula për humbjen e peshës trupore është e thjeshtë. Konsumoni më pak kalori dhe shpenzojini ato më tepër. Nëse jeni duke kërkuar ushqimin i cili do t’ju mbajë më gjatë të ngopur, dhe nga ana tjetër të jetë i pasur me të gjitha proteinat dhe lëndët ushqyese, atëherë lexoni listën tonë të produkteve:
Keni dhimbje koke, ndoshta keni problem me sinuset
Sinuset janë zgavra kockore të cilat gjenden ndërmjet kockave të fyturës (sinusi frontal, maksilar, etmoid, sfenoidal). Shkaku më i zakonshëm i inflamacionit të sinuseve është infeksioni ose reaksioni alergjik. Kur sinuset janë të irrituara ato prodhojnë mukozë e cila zbret deri në kanalet e zgavrës së hundës. Rritja e presionit të sinuseve shkakton ndhimbje e cila reflektohet si dhimbje koke.