Mos zbritja e testiseve në moshën e fëmijërisë

Kriptorhizëm është kusht apo gjendje ku njëra apo të dyja testiset gjatë periudhës së zhvillimit fetal nuk kanë zbritur përmes kanalit inguinal në skrotum. Normalisht, procesi i zbritjes së testiseve ndodh pas javës së 28 të shtatzënisë. Por për fat të keq, tek disa foshnja ky ndryshim nuk ndodhë para lindjes dhe testisi ndalon ose në pjesën e parë të vendit në të cilin zhvillohet në hapësirën e barkut ose gjatë rrugës së tij drejt skrotumit ndalon në kanalin inguinal. Tek një pjesë e këtyre foshnjave, gjendja korrigjohet dhe testiset zbresin gjatë muajve të parë të lindjes. Mjekët pediatër thonë se kjo gjendje është mëse normale tek bebet e lindura para kohe.  Zakonisht bëhet fjalë vetëm për njërin testis, tek 10% e tyre ndodhe që të mos zbresin të dyja testiset.

Çfarë e stimulon djerësën e tepërt

Çdo person i çliron toksinat  e tepërta të trupit me anë të djersës.  Disa njerëz djersiten së tepërmi edhe gjatë aktiviteteve më të lehta fizike, disa të tjerë nuk djersiten aspak edhe pas shëtitjeve me biçikletë apo stërvitjeve. Lexoni se çfarë e shkakton djerësitjen dhe si ta reduktoni djersitjen e tepërt.