Çarjet apo plasaritjet anale – fissures
Dhimbja, kruarja dhe gjakderdhja janë vetëm disa nga që përshkruajnë pacientët për hemoroidet. Por, a e dini se ekziston edhe një shkaktar tjetër si plasaritjet anale të cilat japin të njejtat simptoma?
“Plasaritjet anale janë disa çarje të vogla në zonën e anusit. Zakonisht kanë formën e pikës së lotit, të cilat shkaktojnë dhimbje, kruarje dhe gjakderdhje madje më të madhe se ajo që shkaktojnë hemoroidet. Ekzistojnë disa forma akute, të cilat zgjasin për ditë me rradhë, madje edhe me javë, ndërkohë ,që format kronike zgjasin nga 8 (tetë) deri në 12 (dymbëdhjetë) javë” – Shpjegon Dr. Toni Josifovski.
Keni këmbë të fryra dhe ndjeni dhimbje? Disa këshilla se si ti vini në ndihmë vetes
Fryrja e këmbëve ndodh si rezultat absorbimit të ujit tek nyjet dhe në pjesën e poshtme të këmbëve. Ekziston një numër i madh gjëndjesh dhe sëmundjesh të cilat shkaktojnë shfaqjen e ënjtjeve. Shkaqet më të shpeshta janë: mbipesha trupore, dobësimi i zemrës apo i veshkave, osteoartriti, cirroza, fraktura, të ushqyerit keq, presioni i lartë, reduktimi i funksionit të gjendrës tiroide, PMS, qarkullimi jo i mirë i gjakut, sëmundjet e enëve të gjakut … Nën ndikimin e hormoneve, ënjtjet shfaqen edhe gjatë shtatzënisë.