A mundet HPV të shkaktojë kancer në qafën e mitrës?
Human Papilloma Virus (HPV) është infeksioni viral më i shpeshtë në sistemin riprodhues. Numri më i madh i meshkujve dhe i femrave të cilët janë seksualisht aktivë mund të infektohen dhe të ri-infektohen në një periudhë të caktuar të jetës. Sipas Dr. Kornelija Trajkova, gjinekologe në spitalin klinik Acibadem Sistina, infeksioni me HPV zakonisht zhduket në mënyrë spontane, por ekziston rreziku tek çdo grua që ky infeksion të bëhet kronik dhe të shkaktoj ndryshime të qelizave në qafën e mitrës, lezione parakanceroze të cilat nëse nuk zbulohen dhe trajtohen në kohë, shndërrohen në kancer invaziv. Konsiderohet se për zhvillimin e kancerit, tek gratë me sistem normal imunitar janë të nevojshme 15-20 vjet, ndërsa 5-10 vjet tek gratë me sistem të reduktuar imunitar, siç është për shembull infeksioni HIV i patrajtuar.
Simptomat e kancerit tek gratë të cilat nuk duhen lënë mbas dore
Trupi i femrës është i nënshtruar ndaj ndryshimeve të shpeshta, ndonjëherë ndryshimet janë normale, por ndonjëherë mund të jenë dhe shenjë e ndonjë sëmundje të caktuar. Për këtë arsye është e rëndësihme që të zbulohen dhe të reagohet menjëherë, në mënyrë që sëmundja të zbulohet dhe të trajtohet në kohë. Cilat janë simptomat më të zakonshme që tregojnë praninë e mundshme të kancerit te gratë, përgjigje për këtë morëm nga Dr. Deva Petrova, onkologe – radioterapeute në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.