Rrezatimi i sigurt i gjirit të majtë me TRILOGY
Pas kryerjes së trajtimit kirurgjik, në procesin e shërimit të kancerit të gjirit, pacientët kanë mundësi për trajtim onkologjik dhe radioterapeutik. Në varësi të vendosjes së diagnozës histopatologjike, fazës së sëmundjes dhe gjetjeve të analizave imunohistokimike tek këta pacientë kryhet terapia hormonale, kimioterapia apo terapia me rrezatim. Dr. Deva Petrova, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shprehet se zakonisht bëhet kombinim i këtyre modaliteteve të trajtimit, në varësi të fazës së sëmundjes.
Më shpesh në diell – më pak sëmundje
Rrezet e diellit janë burim i jetës. Efektet pozitive të diellit mbi shëndetin nuk i referohen vetëm efektit të vitaminës D. Besoni apo jo, dielli ka një numër të habitshëm të efekteve pozitive. Këto efekte arrihen vetëm me ekspozimin e kontrolluar ndaj diellit, atëherë kur dielli ka një indeks të ulët të rrezatimit UV.