Kanceri metastatik i prostatës
Termi metastaza ka të bëj me procesin e përhapjes së kancerit jashtë pikës nisëse. Atëherë kur kanceri i prostatës është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit tuaj, mjekët thonë se kanceri është metastazuar. Sipas teorisë, kanceri i prostatës mund të përhapet në të gjitha pjesët e trupit, por në praktikë, shumica e rasteve të këtij kanceri shfaqin metastaza tek nyjet limfatike dhe kockat. Mundësitë e trajtimit janë të njejta si me kancerin e prostatës, përveç rastit kur është bërë intervenim kirurgjik për heqjen e prostatës. Kanceri metastatik i prostatës, përfaqëson formën më të përparuar të kancerit, mund të trajtohet dhe të kontrollohet, duke e lehtësur në këtë mënyrë jetesën e njerëzve. Shumica e meshkujve të cilët janë të prekur nga forma më e avancuar e kancerit të prostatës, bëjnë një jetë normale për vite me rradhë. Sipas Prof. Dr. Ljupco Lekovski, kirurg –urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, qëllimi i trajtimit është që të mund të kontrollohen simptomat dhe të ngadalësohet procesi i rritjes së kancerit.