Si ti vini në ndihmë vetes në rast se keni gojë të thatë

Pirja për një kohë të gjatë e ilaçeve, infeksionet, dehidratimi, kimioterapia dhe radioterapia  janë vetëm disa nga shkaqet e tharjes së gojës (kserostomia).  Kjo gjendje shfaqet si rezultat i çrregullimit të gjendrave të pështymës, të cilat sekretojnë shumë pak pështymë.  Nuk  ka rëndësi nëse zgjat vetëm disa ditë apo një periudhë më të gjatë, tharja e gojës është një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve  të hapësirës së gojës.  Në rast se nuk trajtohet menjëherë , zakonisht tharja e gojës mund të shkaktojë aromë të keqe të frymës, prishjen e dhëmbëve, infeksione fugale, sëmundje të mishrave të dhëmbëve si dhe gjendje të tjera. Me kalimin e kohës ju mund të ndjeni problem me shijen, me gëlltitjen, mund të shfaqen të çara në cepat e buzëve, djegie të gjuhës, si dhe në varësi të gjendjes, mund të shkaktohen edhe probleme me të folurin.  

7 shenjat e kancerit të qafës së mitrës

Shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me virusin HPV  (human papiloma virus), ndërkohë që disa lloje të tjera të caktuara të viruseve janë përgjegjëse për përhapjen e tij të shpejtë.  Edhe pse simptomat nuk janë aq të dukshme,  gjithësesi duhet ti ndiqni të gjitha ndryshimet të cilat mund të jenë shenja paralajmëruese të sëmundjes.  Bisedoni me gjinekologun tuaj në rast se vëreni ndonjë simptomë. Dr. Jordanço Ivanov, gjinekolog – akusher në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ këshillon se tumori cervikal (i qafës së mitrës) është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjes tek gratë, por mund të shërohet në rast se zbulohet në kohë.