Studimet thonë – dashuria ndodh në tru dhe jo në zemër
Egjiptjanët e lashtë besonin se zemra është një burim i shpirtit, emocionit dhe personalitetit. Aristoteli gjithashtu ka besuar se zemra është një burim i inteligjencës, lëvizjes dhe ndjesisë. Gjatë gjithë historisë, edhe sot e kësaj dite zemra është sinonim i parë kur bëhet fjalë për dashurinë. Por studime të shumta kanë treguar se dashuria është një emocion i ndërlikuar i shkaktuar nga 12 pjesë të veçanta të trurit.