Intervenime stomatologjike me anestezi të plotë për fëmijë me aftësi të kufizuara
Ekipi i lartë i stomatologëve i kushton vëmendje të veçantë shëndetit oral të fëmijëve me anë të shërbimeve bashkëkohore stomatologjike. Përveç procedurave standard, departamenti i stomatologjisë në “Acibadem Sistina” mundëson një qasje multidisiplinare në trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Së bashku me anesteziologët, intervenimet kryhen në anestezi të përgjithshme. Para trajtimit bëhet ekzaminimi anestetik. Pas ekzaminimit, fëmija dërgohet në ordinancën stomatologjike të pajisur posaçërisht, në të cilën do të kryhet trajtimi.