Shkaqet më të zakonshme të lodhjes kronike
Mungesa e gjumit nuk është arsyeja e vetme që njerëzit të ndihen të lodhur dhe të rraskapitur. Ja disa veprime të këqija të përditshme të cilat j’ua marrin energjinë.
Simptomat e kancerit të gjirit
Është e nevojshme një kohë e gjatë që një qelizë e gjirit të bëhet kancerogjene dhe të formojë tumor, prandaj kërkohet ekspert për ta zbuluar këtë gjë gjatë kontrollit apo shqyrtimit radiologjik. Në përgjithësi, me anë të vetëkontrollit gratë mund të vërejnë në gjirin e tyre e ndonjë kokrre e cila mund të arrijë deri në 1 cm. Sot shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri i gjirit e kanë zbuluar atë me anë të kësaj metode. Kokrrat kancerogjene në përgjithësi janë të forta, kanë formë të çrregullt, të cilat nuk mund të vendosen në indin e gjirit. Nëse kanceri përhapet edhe në organe të tjera (metastaza), këto rezultate nuk janë rezultatet e para të kancerit të gjirit. zonat në të cilat përhapet më shpesh kanceri i gjirit janë pelvisi, shtylla kurrizore, mushkëritë dhe mëlçia.
Lëkura e shëndetshme kundër nxirjes nga rrezet e diellit
Kanceri i lëkurës është lloji më i zakonshëm i kancerit. Këto lloje të kancerit shfaqen në pjesën sipërfaqësore të lëkurës, dhe mund të shërohen lehtësisht në rast se zbulohen në kohë. Lloji më i rëndë i kancerit të lëkurës është quajtur melanoma malinje, e cila zakonisht përhapet. Rrezet ultraviolet (rrezatimi UV) apo ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit, është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri. Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.