Aneurizma në tru
Vendi ku ndahen enët e mëdha të gjakut në tru, mund të jetë një “bombë e vërtetë” , aneurizma, e cila nuk i dihet se kur mund të shpërthejë. Aneurizmat apo arteret e zgjeruara, zakonisht janë anomali të lindura, të cilat mund të jenë të pranishme për një kohë më të gjatë tek pacienti, edhe pse ky i fundt mund të mos ndjejë asnjë simptomë. Sipas Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, aneurizma nuk mund të diagnostikohet gjatë kontrolleve rutinë pasi ajo në fakt nuk jep asnjë shenjë. Në shumicën e rasteve ajo zbulohet atëherë kur të ketë shpërthyer, gjendje kjo e cila vë në rrezik jetën e pacientit.