Përse noti është një sport ideal për çdo fëmijë?

Noti është I vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport I cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila i’u mundëson fëmijëve ti zhvillojnë dhe ti përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njejtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë. Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, gjithashtu ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.