Gratë janë më të prirura ndaj dhimbjeve të nyjeve
Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit që prek nyjet e gjithë trupit, por më shumë predispozitë kanë kyçet e duarve, gjunjët, ijet dhe shtylla kurrizore. Kjo shfaqet si rezultat i plakjes së nyjeve gjatë të cilave shfaqet dëmtimi i indit kërcor i cili gjendet në sipërfaqet e nyjeve. Me kalimin e kohës, sëmundja përparon dhe është i pamundur shërimi i plotë. Me vendosjen e disa rregullave të caktuara në jetë, dhe kryerjen e trajtimeve të duhura, mund të reduktohet dhimbja, mund të reduktohet përparimi i sëmundjes, si dhe nmund të përmirësohet funksioni i nyjeve.