Rregullat për kryerjen e vetëkontrollit të gjirit
Kanceri i gjirit tek gratë zakonisht është një sëmundje malinje. Bëhet fjalë për një lloj sëmundje e cila në fazat e saj të para nuk shfaq asnjë simptomë. Për këtë arsye, është vështirë që të diagnostikohet në rast se gruaja nuk kryen vetëkontrolle të rregullta dhe nëse nuk paraqitet për kryerjen e kontrolleve të rregullta siç janë ekoja e gjirit dhe mamografia. Dr. Maja Stojçevka Çapova, radiologe specialiste, ju këshillon se si të kryeni vetëkontroll të gjirit në mënyrën e duhur. Për kryerjen e vetëkontrollit të suksesshëm kërkohen dy faktorë – koha e duhur dhe teknika e duhur.