Përse fëmija im nuk han?

Pothuajse nuk ekziston nënë e cila nuk shprehet “fëmija im nuk han mjaftueshëm”.  Shumica prej jush, me siguri e dinë se sa frustrues është fakti kur fëmija e refuzon ushqimin, veçanërisht kur i ofrojmë fëmijës ushqim të ri, apo akoma më keq, kur i ofrojmë atij ushqimin të cilin e ka ngrënë më parë dhe tani refuzon atë  kategorikisht.  Shumica e fëmijëve e bëjnë këtë gjë herë pas here, ndërsa  për një përqindje të vogël të tyre  kjo gjë është “mënyrë jetese”.

Trajtimi me jod radioaktiv

Radioterapia me jod është procedura e trajtimit e sëmundjeve të caktuara të gjendrës tiroide me jod radioaktiv  I-131.  Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësinë nukleare, shpjegon se radioterapia me jod I-131 është procedurë e mjekësisë nukleare për trajtimin e gjendrës tiroide hiperaktive dhe trajtimin e gjendjes pas operacionit të disa llojeve të kancerit të gjendrës tiroide.

Transport mjekësor i shpejtë, i sigurt dhe bashkëkohorë

Pacientët të cilët kanë nevojë për transport, pavarësisht nga mosha, kanë nevoja të veçanta të cilat kërkojnë një mbikqyrje të veçantë. Për këto arsye, transporti mjekësor në ‘’Acibadem Sistina’’ofron shërbim të plotë dhe ekip profesional për çdo pacient. Dr. Ivica Dimitrov, anesteziolog në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’, në vijim ju shpjegon cilat janë pesë arsyet përse duhet të zgjidhni transportin mjekësor nga ‘’Acibadem Sistina’’.

Dhimbja e veshit mund t’i shkatërrojë pushimet tuaja?

Muajt e verës janë periudha pushimi, një periudhë kur të gjithë I gëzohen motit të ngrohtë, ndërkohë që noti është një nga aktivitet tona fizike më të preferuara.

Lagështia e tepërt në kanalin e dëgjimit, në kombinim me gërvishtjet të vogla në lëkurën e kanalit të veshit  të cilat i shkaktojmë me anë të pastruesve,  krijojnë kushte të përkryera për inflamacion të tij.

Para se të niseni me pushime bëni një kontroll tek doktori juaj otoringolaringolog.  Ai dë të kontrollojë gjendjen tuaj të veshëve, dhe do t’ju japë këshilla praktike se si ti mbroni ato nga infeksionet e mundshme të cilat mund ti komplikojnë pushimet tuaja.

Implanti koklear – udhëzues për prindërit

Çdo prind dëshiron që fëmija e tij të ketë një zhvillim normal dhe të rritet i shëndetshëm. Në momentin kur prindi zbulon se fëmija i tij ka problem me dëgjimin,  kjo gjendje ndikon negativisht duke shkaktuar tek prindi shqetësim. Por, një lajm i mirë është fakti se ekziston zgjidhje për këtë problem. Me trajtimin e duhur gjatë viteve të para të jetës, shumica e fëmijëve të cilët kanë problem me dëgjimin, kanë mundësi për të dëgjuar dhe për tu zhvilluar normalisht. Madje edhe fëmijët të cilët kanë humbur plotësisht dëgjimin, mund të përfshihen në shoqërinë e personave që dëgjojnë, mund të shkojnë normalisht në shkollë, të lexojnë, të flasin, të përdorin telefon dhe ta shijojnë muzikën.

Përcaktimi i fazës së kancerit të gjirit

Sikurse tek të gjitha rastet e tjera të kancerit, përcaktimi i fazës në të cilin ndodhet kanceri i gjirit është faktor i domosdoshëm për planifikimin e trajtimit. Në bazë të fazës përshkruhet edhe gjendja në të cilën ndodhet sëmundja:

Rregullat për kryerjen e vetëkontrollit të gjirit

Kanceri i gjirit tek gratë zakonisht është një sëmundje malinje.  Bëhet fjalë për një lloj sëmundje e cila në fazat e saj të para nuk shfaq asnjë simptomë. Për këtë arsye, është vështirë që të diagnostikohet në rast se gruaja nuk kryen vetëkontrolle të rregullta dhe nëse nuk paraqitet për kryerjen e kontrolleve të rregullta siç janë ekoja e gjirit dhe mamografia. Dr. Maja Stojçevka Çapova, radiologe specialiste, ju këshillon se si të kryeni vetëkontroll të gjirit në mënyrën e duhur. Për kryerjen e vetëkontrollit të suksesshëm kërkohen dy faktorë – koha e duhur dhe teknika e duhur.

Kur fëmija juaj ka zhvillim të vonuar

Zhvillimi i vonuar është një gjendje  kur fëmija nuk arrin zhvillimin e përshtatur sipas moshës. Zhvillimet e vonuara në forma të lehta, shpesh zhduken vetë dhe fëmija gradualisht arrin apo e zëvendëson vonesën nëpërmjet një stimulimi pozitiv në mjedisin e tij përreth. Dr. Aneta Demirxhieva, pediatre, shpjegon se vonesa e zhvillimit në formë të rëndë, ka të bëjë me ekzistencën e çrregullimit të zhvillimit apo e njohur ndryshe si zhvillim atipik.

Gratë janë më të prirura ndaj dhimbjeve të nyjeve

Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit që prek nyjet e gjithë trupit, por më shumë predispozitë kanë kyçet e duarve, gjunjët, ijet dhe shtylla kurrizore. Kjo shfaqet si rezultat i plakjes së nyjeve gjatë të cilave shfaqet dëmtimi i indit kërcor i cili gjendet në sipërfaqet e nyjeve. Me kalimin e kohës, sëmundja përparon dhe është i pamundur shërimi i plotë. Me vendosjen e disa rregullave të caktuara në jetë, dhe kryerjen e trajtimeve të duhura, mund të reduktohet dhimbja, mund të reduktohet përparimi i sëmundjes, si dhe nmund të përmirësohet funksioni i nyjeve.