Është e nevojshme kryerja e shumë ekzaminimeve

Pyetje:  Jam 34 vjeçe, kam 4 vjet e martuar dhe nuk mund të mbetem shtatzënë. Në fillim të martesës gjatë kontrollit hormonal kisha estrogjen të ulët.  Kur e pyeta mjekun  për shkakun e uljes së estrogjenit, aim ë tha se kjo ndodh për shkak të stresit. Kam marrë ilaçe, por në kontrolloin e fundit u zbulua se kam rënie të progesteronit.  Kam cikël menstrual jo të rregullt, dhe para disa muajsh cikli më vënoi pothuajse një muaj e gjysëm. Kam pirë “promulut” më pas mu kthye cikli menstrual. Në eko  më zbuluan një cistë të vogël në vezore, mjeku tha se nuk është aspak  i rezikshëm dhe më pas  në kontrollin tjetër me ultratingull, nuk dukej asnjë shenjë apo prani e cistit.

Alergjia ndaj kafshëve shtëpiake

Shpesh here kemi dëgjuar se kafshët shtëpiake është mirë që të mbahen jashtë shtëpisë pasi ato shkaktojnë alergji. Alergjitë ndaj kafshëve shtëpiake ndodhin veçanërisht shpesh tek personat të cilët janë alergjikë ndaj diçkaje tjetër apo  tek personat të cilët vuajnë nga astma.  Alergjitë e shkaktuara nga macja janë dy here më të shpeshta se alergjitë e shkaktuara nga qeni.

Si ti edukoni fëmijët siç duhet?

Mos i fajësoni fëmijët tuaj në çdo veprim, sepse fëmijët janë pasqyra esjelljes dhe veprimeve tuaja. Ndënjëherë, shkakun duhet ta kërkoni tek vetja. Pyesni veten se çfarë duhet të ndryshoni në sjelljen tuaj që të mund ti ndihmoni fëmijët të edukohen siç duhet.

Edukimi i fëmijës duhet të themelohet me mbështetje dhe ngrohtësi emocionale. Gjithashtu është e nevojshme që të vendosen rregulla dhe kufizime të qarta të sjelljes në mënyrë që ta kontrolloni fëmijën.

Shenjat e shtatzënisë të cilat kërkojnë ekzaminim mjekësor

Është shumë e rëndësishme që nënat e ardhshme të ndjekin rregullisht ndryshimet në shtatzëni. Një pjesë e simptomave të cilat shfaqen gjatë shtatzënisë janë normale dhe tipike për shtatzëninë, por një pjesë e tyre mund të jenë një paralajmërim serioz. Si ta bëni dallimin dhe për cilat ndryshime duhet menjëherë të konsultoheni me gjinekologun tuaj, dhe për cilat ndryshime mund të prisni që të kunsultoheni në kontrollin e rradhës? Përgjigje na dha Dr. Irena Shuplinovska Jordanovska, gjinekologe –obstetër në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Lëkurë e shëndetshme apo lëkurë e errët?

Kanceri i lëkurës është kanceri më i përhapur. Kanceri i lëkurës shfaqet në pjesën sipërfaqësore të lëkurës dhe mund të shërohet lehtë, nëse zbulohet në kohë. Lloji më i keq i kancerit të lëkurës i quajtur melanoma malinje i cili përhapet më tepër. Rrezet ultravioletë ( rrezet UV) ose ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri.  Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.

Polineuropatia diabetike

Polineuropatia diabetike (lat. Polyneuropathia diabetic) ose neuropatia,  është ndërlikimi më i shpeshtë por ende I pashpjeguar I cili ndodh shfaqet tek pacientët me sëmundje sheqeri. Dr. Tatjana  Çepeganova Çangovska neurologe në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ shpjegoi se këtë  lloj komplikimi e kanë më shumë se 80% e pacientëve me diabet. Shfaqja e neuropatisë nuk varet nga niveli i sheqerit në gjak, ndikon në mënyrë të barabartë tek të dy gjinitë, shfaqet më shpesh tek personat e moshuar dhe ndodh si rezultat I dëmtimit të nervave tek këmbët dhe shputat e  këmbëve. Zakonisht preket nervi shiatik dhe degët e tij tek këmbët në mënyrë simetrike.

Kur mund t’ju ndihmojë terapia fizikale?

Gjithnjë dhe më shpesh dëgjojmë se një numër i madh i popullsisë kanë probleme me shtyllën kurrizore. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për fëmijë tek të cilët shfaqen deformime të shtyllës kurrizore, apo për të rritur tek të cilët dominon dhimbja, qëllimi i terapisë fizikale është për ta korrigjuar deformimin dhe mbajtjen e trupit si dhe  për të lehtësuar dhimbjen. Pas lëndimit apo intervenimit kirurgjik, është i domosdoshëm rehabilitimi me anë të të cilit rikthehet funksioni apo lehtësohet funksionimi normal. Fizioterapeutot i kombinojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre që të mund ti vijnë në ndihmë çdo pacienti për një gjendje më të mirë shëndetësore dhe një funksionim normal në jetën e përditshme. Përsa i përket pyetjes përse dhe kur keni nevojë për terapi fizikale, përgjigje morëm nga Dr. Anica Haxhi-Petrusheva Jankijeviq, fiziatër në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Jo çdo tumor në tru do të thotë kancer

Çdo ind abnormal që rritet brenda kafkës, quhet proces ekspanziv (që përhapet). Pjesë e këtyre veprave ekspanzive janë edhe tumoret në tru. Ndoshta do të befasoheni nga fakti se tumori në tru nuk do të thotë kancer. Prevalenca e tumoreve të trurit është 1-2% nga të gjitha llojet e tumoreve tek njeriu. Shkaku i shfaqjes së tyre ende nuk është konfirmuar dhe vërtetuar shkencërisht. Sipas Dr. Lulzim Agai, neurokirurg në Spitalin Klinik ‘Acibadem Sistina’, për të sqaruar natyrën e sëmundjes, është shumë e rëndësishme pamja klinike, ndërsa për të zbuluar se për çfarë lloj tumori bëhet fjalë, është e domosdoshme kryerja e disa kontrolleve të caktuara.  Ekzistojnë tumore beninje të cilat nuk janë kancerogjene dhe rriten shumë ngadalë si dhe malinje të cilat progresojnë shumë shpejtë.  Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për tumor malinj apo beninj të trurit, ai shkakton problem për shkak të presionit që ushtron në tru dhe  strukturave të tjera në kafkë.  Statistikat tregojnë se disa lloje të tumoreve beninje janë më të shpeshta tek gratë.

Kapsllëku tek foshnjat

Kapsllëku tek foshnjat shpesh është një shenjë alarmi dhe paniku për prindërit. Shpesh, duke mos ditur çfarë të bëjnë, pyesin apo lexojnë nëpër portale dhe blogje ku dhe marrin këshilla të ndryshme  të cilat jo gjithmonë janë të sakta. Tek foshnjat të cilët ushqehen me gji, kapsllëku nuk paraqet ndonjë problem shëndetësor, pasi qumështi i gjirit në pjesën më të madhe të tij përdoret plotësisht nga organizmi.

Ndryshimi i motit rrit numrin e rasteve të sulmit në tru

Ndryshimi i motit është shkaku i tretë i vdekjes dhe shkaku i parë invaliditetit në vendet e zhvilluara. Sipas statistikave botërore çdo 45 sekonda ndodh nga një sulm në tru, dhe çdo tre minuta vdes nga një person në botë për shkak të sulmit në tru.  Dryshimi i motit paraqet rritjen e rasteve të sulmeve në tru.