Problemet më të shpeshta të cilat i shqetësojnë meshkujt

Personalitet e njohura si Kristiano Ronaldo, devid bekam, Bred Pit krijuan një pamje të re për atë se si mashkulli duhet të ketë kujdes dhe të kujdeset për pamjen e vet. Një numër i madh i meshkujve në botë filluan t’i ndryshojnë shprehitë dhe u nisën gjurmëve të personaliteteve të famshme. Sot secili mashkull dëshiron të duket më i ri dhe mjaft kalon duke u kujdesur për lëkurën dhe flokët. Dermatologët ua prezantojnë problemet  më të shpeshta të cilat i shqetësojnë meshkujt. Gjithashtu, ju ofrojmë edhe zgjidhje më bashkëkohore se si t’i tejkaloni të njëjtat.  

Metastaza të mëlçisë

Mëlçia është laboratori më i madh në organizmin e njeriut, i vendosur në zbrazëtirën e barkut nën brinjën e majtë, i mbrojtur me struktura muskulore-skeletore. Gjaku vjen prej dy burimeve, gjaku arterial dhe gjaku prej “qarkullimit të gjakut portal”, përmes të cilit gjaku prej zorrëve i pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqij, të cilët i kemi konsumuar me ushqim shkon për përpunim në mëlçi. Po ashtu ky organ ka edhe furnizim të pasur limfatik. Pikërisht përmes këtyre kanaleve të gjakut dhe limfave qelizat tumore udhëtojnë prej një organi në tjetër dhe metastazojnë në mëlçi. Tumorët më të shpeshtë të mëlçisë janë metastazat prej organeve tjera, të cilat janë të sëmura prej kancerit. Në disa raste metastazat në mëlçi tregojnë ekzistimin e kancerit në ndonjë organ tjetër. Heqja radikale kirurgjike e ndryshimeve kanceroze të mëlçisë është terapia më efikase.

Kërdhokull të përdredhur të lindur

Shkaqet më të shpeshta pse njerëzit kanë kërdhokull të përdredhur janë shkaqet gjenetike, ndikimet e jashtme, çrregullime gjatë shtatzënisë dhe lidhja tradicionale me këmbë të mbledhura që janë bërë në të kaluarën. Kjo anomali vërehet te foshnja e vogël në kontrollin e parë. Sipas dr. Dragan Hristov, kirurg ortoped, zakonisht prindërit e vërejnë kur fëmijët nisin të ecin dhe ecë me ecje tipike pate dhe çalojnë.   

Problemi me kërdhokullën e përdredhur paraqitet shumë shpesh te fëmijët femra, ndërsa raporti është 5:1. Edhe në Maqedoni ky problem është i shpeshtë, por tani me parandalimin ky numër është zvogëluar.  

Si të arrijmë një buzëqeshje të përsosur?

Dëshironi ta pranoni ose jo, me kalimin e viteve, dhëmbët tuaj përveç se e ndryshojnë pamjen, e ndryshojnë edhe ngjyrën. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të pajtoheni me realitetin, ta pranoni si të tillë dhe vazhdimisht ta fshihni buzëqeshjen tuaj. Shumë pak njerëz kanë dhëmbë të bardhë si margaritarë. Por, me zhvillimin e stomatologjisë buzëqeshja e bukur sot është e kapshme për secilin. Ja një pjesë prej procedurave stomatologjike, me të cilat do të keni buzëqeshje prej ëndrrave:

Ushqimi i pasur me yndyra të shëndetshme

Acidet yndyrore e pangopura janë bazë për shëndetin e zemrës dhe të gjithë sistemit kardiovaskular. Ndihmojnë në zvogëlimin e holesterolit të keq, e përmirësojnë funksionin e trurit, e zvogëlojnë rrezikun nga ngurtësimi i gjakut. Pasi që organizimi nuk mund t’i krijojë vetë, nevojitet t’i merrni përmes ushqimit. Lexoni se cili ushqim në përbërjen e vet përmban yndyra të “mira”, të cilat veprojnë pozitivisht për shëndeti tuaj.

Vitamina D për eshtra dhe imunitet më të fuqishëm

Nëse periudha verore ishte e shkëlqyeshme për “vjedhjen” e rrezeve të diellit dhe rritjen e nivelit të vitaminës D, ditët vjeshtore dhe dimërore e humbin burimin më kryesor të kësaj vitamine. E dimë se vitamina D ka rëndësi të madhe, por çfarë në të vërtetë bën ajo dhe në çfarë mase është e nevojshme? Hulumtimet e fundit i japin theks rëndësisë së kësaj vitamine në zhvillimin e trurit.

Vitamina D i ndihmon organizimit që më lehtë ta absorbojë kalciumin dhe përmes kësaj luan rol të rëndësishëm për dendësinë dhe fortësinë e eshtrave. Hulumtimet e shumta tregojnë se vitamina D ndihmon në rregullimin dhe krijimin e qelizave përgjegjëse për imunitetin, me çka ndikon mbi gjithë sistemin imun. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë eshtra të dobëta dhe që thyhen lehtë, si dhe fuqia e zvogëluar muskulore te më të rriturit.

Dhëmbët dhe sinuset

Dhëmbët e sëmurë në nofullën e sipërme në segmentet anësore mund të jenë në nga shkaqet për infektim të sinuseve maksilar. Kjo ndodh për shkak të faktit se zbrazëtirat e sinuseve janë të lidhura ngushtë me dhëmbët dhe gojën. Për lidhshmërinë mes dhëmbëve dhe sinuseve biseduam me dr. Andrejço Gërnçarovski, kirurg oral.

Sinuset maksilar janë sinuset më të mëdhenj paranazal, të cilët gjenden në nofullën e sipërme, duke marrë pjesë në ndërtimin e zbrazëtirës së syve, hundës dhe gojës. Sinusiti maksilar zakonisht është shkaktuar nga infektimi i hundës, por gjithashtu, infektimi mund të ndodh edhe nga dhëmbët jo të sanuar. Prandaj, kontrollet e rregullta stomatologjike janë të domosdoshme që me kohë të diagnostifikohet dhe të mjekohet infektimi i sinusit maksilar.

Gjithçka për foshnjat e lindura para kohe

Para 3 dekadave fëmijët e lindur para kohe kishin shumë pak gjasa që të mbijetojnë. Sot me zhvillimin e mjekësisë ndryshoi çdo gjë. Dr. Antoni Hristovski, neonatolog, na u përgjigj në pyetjet më të shpeshta lidhur me foshnjat e lindura para kohe.  

7 shenjat e karcinomës së qafës së mitrës

Karcinoma cervikale e cila mund të jetë shkak për vdekshmëri te popullata femërore mund të shërohet nëse zbulohet me kohë.

Shkaku më i shpeshtë për këtë tip të karcinomës është infektimi me Human papiloma virusin (HPV). Tipa të caktuar të HPV virusit janë përgjegjës për përhapjen e shpejtë të karcinomës. Edhe pse shenjat e kancerit cervikal nuk janë aq të dukshme, megjithatë duhet t’i vëreni të gjitha ndryshimet të cilat mund të jenë para shenjë e sëmundjes. Bisedoni me gjinekologun tuaj nëse i vëreni.

Intervistë me Dr Marjan Dimitrovski, kardiolog – Sëmundjet kardiovaskulare janë epidemi e shekullit të 21-të

Pse shumë shpesh flitet për sëmundjet kardiovaskulare dhe pse është trendi i rritur i paraqitjes së tyre?

Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje të zemrës dhe të sistemit qarkullues dhe sipas manifestimeve klinike mund të ndahen si sëmundje të zemrës ose sëmundje ishemike të zemrës, sëmundje cerebro-vaskulare dhe sëmundje të qarkullimit periferik. Sipas këtyre manifestimeve klinike kemi edhe simptoma të ndryshme. Numrat tronditëse të pacientëve t cilët çdo ditë diagnostikohen me sëmundje të sistemit kardiovaskular është alarm se duhet të bëhen përpjekje për zvogëlimin e paraqitjes së të njëjtave. Më shumë se 50% të vdekshmërisë në botë bie mbi këto sëmundje, rreth 17 milionë pacientë në vjet vdesin prej sëmundjeve kardiovaskulare në botë ose në Evropë rreth 6 milionë në vjet.