Presioni i ulët i gjakut

Shumë shpesh flitet për pasojat e presionit të lartë të gjakut, dhe pothuajse nuk flitet fare për presionin e ulët të gjakut. Kjo për shkak se nga presioni I ulët nuk mund të shkaktohet vdekja por vetëm mund të ndikojë në cilësinë e jetesës.

Ajo shfaqet shpesh tek moshat e reja dhe te ato më të vjetra, me plakjen enët e gjakut humbasin elasticitetin dhe vlerat e presionit të gjakut rriten gradualisht. Nëse presioni I ulët I gjakut është I shoqëruar me simptoma të caktuara, apo normalisht nëse presioni I gjakut është më I lartë se zakonisht dhe kjo ndodh shumë shpejt, dhe papritur, pra nëse keni ulje të vlerave më shumë se 20mmHg, atëherë ju duhet të ndërmerrni disa masa të caktuara. Kjo situate mund të tregojë rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut perms organeve vitale dhe mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve të rënda.

Gjashtë muajt e parë të zhvillimit të fëmijës

Kujdesi për fëmijën tuaj mund të jetë i mundimshëm. Por mos u dëshpëroni, ka momente tepër të bukura gjatë rritjes së fëmijës tuaj, nga të cilat do të merrni një eksperiencë vërtetë të paharrueshme. Në këtë numër do t’ju shpjegojmë se çfarë duhet të prisni gjatë gjashtë muajve të parë të zhvillimit të bebes tuaj.

Disa fakte të mahnitshme për frutat dhe perimet

Disa fakte të mahnitshme për frutat dhe perimet

Anët e shëndetshme të disa prej frutave dhe perimeve.

Rukola

Rukola është perim i hidhur dhe i shijshëm dhe një detoksikator natyral, i pasur me vitaminë A, B dhe acid folik, është gjithashtu një burim i mirë i zinkut, kaliumit, kalciumit dhe hekurit. Rukola kombinohet lehtë me shumë sallata pranverore. Përveç vitaminave dhe mineraleve që gjenden në këtë perim, rukola ndihmon edhe në lehtësimin e Ulçerës në stomak.

Këshilla për përmirësimin e fuqisë së trurit

Me kalimin e viteve, kujtesa juaj përkeqësohet. Prandaj, ekzistojnë disa mënyra të cilat ju mund t’i aplikoni për të trajnuar trurin tuaj dhe për të ngadalësuar humbjen e kujtesës. Zgjidhja më e mirë për  të përmirësuar funksionin konjitiv të trurit dhe parandalimin e sëmundjes Alzheimer duhet të jeni aktivë.

Doktorët rekomandojnë të jeni vazhdimisht aktivë, jo vetëm nga ana psiqike por edhe në planin shoqëror. Nga ky aspekt, luajtja e ndonjë instrumenti është një aktivitet që me siguri ndihmon në ruajtjen e shëndetit konjitiv.

Recetë verore – krem freskues me kastravec dhe jogurt

Ky krem është i përkryer për tu freskuar gjatë stinës së verës, por gjithashtu edhe për piknik në verë. Përmban kastravec dhe jogurt (kos) dhe është shumë i mirë për stomakun tuaj. Nëse jeni më tepër persona dhe doni të ngopeni mirë, mund t’i dyfishoni apo trefishoni përbërësit e kremit.

Përbërësit:

-200 ml jogurt pa yndyrë
– 1 lugë të vogël me hudhër të grirë imët
-1 lugë të madhe me kastravec të grirë imët
– ½lugë të vogël me kopër të thatë
– 1 lugë të vogël me lëng limoni
– 1 lugë vaj ulliri
– 1/8 lugë me kripë
– 1/8 lugë me piper të kuq

Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të bëjnë kujdes nga depresioni

Studimet tregojnë se personat me depression janë më të prirurn ndaj sëmundjeve të zemrës. Përse?

Depresioni kronik dhe ankthi, mund të rrisin nivelin e hormoneve të stresit të cilat qarkullojnë në trup. Këto hormone shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, dhe bashkë me të rritet dhe shkalla e rrahjeve të zemrës. Rezultati përfundimtar mund të jetë inflamacioni I arterieve dhe rritja e mundësisë për formimin e mpiksjes së gjakut.

Recetë: Kek me manaferra

Përbërësit:

–          3 lugë me gjalp të shkrirë
–          3 lugë të mëdha me salcë molle pa sheqer
–          2 gota me biskota të thërmuara
–          200 gram krem djathi me pak yndyrë
–          8/4 gotë me sheqer
–          1 vezë
–          2 të bardha vezësh
–          1 lugë me vanilje
–          300 gram reçel manaferre
–          1 gotë me manaferra të freskëta

A keni frikë nga e premtja 13?

Frika ndaj të premtes 13

A i trembeni ditës së premte me datë 13? Nëse përgjigjia juaj është ‘po’ duhet të dini se nuk jeni vetëm. Ekspertët thonë se mbi 20 milionë njerëz në botë kanë frikë ndaj kësaj dite të ashtuquajtur ‘ditë pa fat’. Psikologët thonë se njerëzit përpiqen në çdo mënyrë që ta shmangin këtë ditë.

Njerëzit përdorin mënyra të ndryshme që t’a anashkalojnë ditën e premte me datë 13. Në këtë ditë ata nuk shkojnë në punë, nuk shpenzojnë para, nuk marin vendime të mëdha, nuk blejnë shtëpi, nuk lidhin kurorë, nuk hanë nëpër restorante, etj. nga e gjithë kjo, nëse asgjë tjetër,  rezulton në rënien e ekonomisë botërore në nivel ditorë. Statistikat e fundit të kryera në popullsinë amerikane thonë se kjo ditë kushton 800 – 900 000 000 dollarë.

Si ndikon gjumi I mirë në lëkurën tuaj?

Është e vërtetë se sa më gjatë të flini aq më e bukur bëhet lëkura juaj. Gjatë kohës që ju flini, lëkura juaj qetësohet dhe rigjenerohet, prandaj kur zgjoheni në mëngjes pas një pushimi të mirë, dukeni të freskët dhe të relaksuar, ndërsa lëkura e fytyrës ju shkëlqen. Gjithashtu, sa më shumë të flini, aq më e pastër do të jetë lëkura juaj. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë stres, duke bërë që në fytyrën tuaj të shfaqen puçrra, kjo gjë ndodh madje edhe tek të rriturit. Sipas një studimi, është treguar se nxënësit apo studentët gjatë periudhës së provimeve, të cilët janë në stres, kanë më tepër puçrra se normalisht.

Bëni tifo me ushqim të shëndetshëm

Është ora 20pm dhe ju ndiqni ndeshjet e shumëpritura të Kupës Botërore të Futbollit. Ju ka marrë uria dhe stomaku juaj fillon të gurgullojë. Tani jeni në dilemë nëse duhet të hapni patatinat me shumë erëza apo akulloren me çokollatë.

Duhet të jeni vërtet të vëmendshëm ndaj këtyre ushqimeve. Ky vakt në orët e vona të mbrëmjes mund të prish ritmin e të ushqyerit dhe mund të rrisë mundësitë për shtimin e kileve të tepërta. Për të qënë më të saktë, të ngrënit gjatë këtyre orëve të vona, mundet vetëm të ndryshojë ritmin e metabolizmit.