Sheqeri I tepërt mund ta ngarkojë zemrën

Sheqeri I tepërt është faktor I njohur për dëmtimin e indeve të zemrës dhe shkaktar I sëmundjeve të ndryshme.
Janë të numërta hulumtimet të cilat kanë treguar se nivelet e larta kronike të sheqerit në gjak ( lidhur me diabetin e pakontrolluar dhe kushte të tjera) çojnë ë ateriosklerozë dhe sëmundje të zemrës. Por efektet e sakta të sheqerit në lidhje me indet e zemrës nuk janë ende të qarta.
Pasojat e ushqimit të shpejtë

Pesë sygjerimet më të këqija për drekën
Ka kohë që nuk keni ngrënë mëngjes shëndetshëm? Stomaku juaj ka filluar të protestojë kaq fortë saqë dhe kolegët tuaj mund të dëgjojnë? Keni një orë për të ngrënë drekë? Për çfarë do të vendosni? Sanduiç me mish? Pica në pjesë?
Mos nxitoni, dreka ju jep forcë për pjesën tjetër të ditës, për këtë arsye marrja e vendimit të duhur është vërtet e rëndësishme. Drekat me kalori të larta të përmendura më poshtë, ndoshta kanë shije vërtet të mirë, por nga ana tjetër mund t’ju fryjnë, t’ju dhurojnë dhimbje në stomak, t’ju shtojnë në peshë dhe të rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve. Për të pasur një drekë të shëndetshme , shmangni ushqimet e mëposhtme:
E vërteta rreth ushqimit me afat të skaduar

Qëndroni në këmbë para frigoriferit, shikoni në paketimin e ushqimit të cilit I ka skaduar afati dhe pyesni veten nëse duhet ta hidhni apo jo.
Nuk jeni të vetmit që e bëni këtë gjë. Pothuajse 91% e konsumatorëve e hedhin ushqimin për shkak të datës së skaduar të shënuar në paketim. Por jo gjithçka është ashtu siç duket. Askush nuk do që të helmohet nga ushqimi, por gjithashtu askush nuk do që ta hedhë ushqimin nëse nuk është e nevojshme. Le të sqarohemi pak më tepër.
Të vërtetat për ushqim pa gluten dhe humbje të peshës

Dietat pa gluten janë moda me e fundit për ata që duan të humbin shpejt kilogramët e tepërt , por a është kjo ajo çfarë duhet? A është gluteni shkaktar i mishit të tepërt në ije?
Përgjigja është ‘jo’ , por le t’ju shkojmë gjërave deri në fund.
Çfarë është gluteni dhe sëmundja e celiakisë?
Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë, thekër, elb dhe produkte të tjera të shumta si buka, makaronat, drithërat, etj. Disa njerëz i shmangen konsumit të glutenit pasi vuajnë nga sëmundjet e celiakisë. Kjo sëmundje është një çrregullim autoimun e cila reagon ndaj glutenit. Rezultat i saj është fryrja dhe dhimbja e barkut, të pëziera dhe diarre. Kjo sëmundje pengon absorbimin e vitaminave dhe mineraleve duke shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e peshës. Disa të tjerë, i shmangen glutenit pasi trupi i tyre nuk e toleron praninë e tij. Intoleranca e glutenit imiton simptomat e sëmundjes së celiakisë pa reagimin e imunitetit.
5 fakte të cilat duhet ti dini në lidhje me feçen

Zorrët tuaja komunikojnë. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ja çfarë do të thotë: zorrët tona japin sinjale për çdo gjë, duke filluar nga sëmundjet deri tek stresi. Çelësi për këtë është se duhet të dini se në çfarë duhet të bëni kujdes dhe se çfarë kuptimi kanë këto sinjale.
Nuk ekziston diçka e tillë si ‘kjo është normale’
Njerëzit janë të ndryshëm. Kështu edhe jashtëqitja e tyre është e ndryshme. Madhësia, forma dhe konsistenca e feçes ndryshon nga personi në person. Në vend që të kërkoni se çfarë është ‘normale’ bëni kujdes tek ndryshimet. Më parë shkonit më shpesh në tualet, ndërsa tani keni problem? Më parë jashtëqitja ishte më e trashë, ndërsa tani është më hollë? Nëse përjetoni ndryshime të dukshme të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
7 surpriza për personat me autizëm

Nëse pikëpamjet tuaja për personat me autizëm, vijnë nga burime të ndryshme të paverifikuara, atëherë nuk do të keni një pamje të qartë.
Personat me autizëm kanë karakter dhe karakteristika të ndryshme të cilat dallojnë ndërmjet tyre, ashtu sikur dhe ju dalloni nga pjestarët e tjerë të familjes, miqve, fqinjët, etj.
Hap për lehtësimin e shtatzanisë!

Mungesa e informacionit rreth periudhës pjellore në ciklin mujor të një gruaje, është arsyeja numër një për dështimin e shtatzanisë. Njohuritë rreth ovulimit dhe njohja e simptomave të ovulimit , rrisin mundësitë e mbetjes shtatzanë tek çdo grua.
A e dini se …..
Një grua mund të lindë me mbi një miljon qeliza vezore të pa pjekura. Gjatë rritjes dhe zhvillimit fizik shumë prej tyre shkatërrohen. Gjatë pubertetit numëri i tyre është i përgjysmuar dhe këto qeliza vezoresh presin mundësinë e tyre për pjekje të plotë gjatë ciklit mujor të gruas gjatë procesit të ovulimit. Pasi ovulimi është proces në të cilin normalisht çlirohet vetëm një çelizë vezore, rreth 450 prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë gjatë gjithë jetës së gruas. Zakonisht vetëm disa qeliza vezoresh përdoren në procesin e fekundimit dhe shatatzanisë në periudhën riprodhuese të gruas.
11 pyetjet më të zakonshme rreth fertilizimit invitro

‘Babai’ I fëmijës së parë I konceptimit invitro është fiziologu Robert Edwards I cili I pari e kreu këtë procedure në vitin 1978. Gjeniaeliteti I tij u kurorëzua me çmimin Nobel në mjekësi në vitin 2010, kur në botë tashmë kishin lindur 4 milion fëmijë invitro. Në botën perëndimore 1-2% e fëmijëve kanë lindur me anë të fekondimit biomjekësor, dhe zbatimi I kësaj procedure është gjithnjë e në rritje.
A është vera pushim edhe për rrugët respiratore?

Stina e dimrit kaloi dhe tani është koha të merrni frymë! Nuk ka më viruse, baktere, ftohje, gripëra, etj. por a është stina e verës pushim për infeksionet e frymëmarrjes? Në periudhën e verës ‘ fshihen’ baktere të cilat shkaktojnë pneumoni anormale në mushkëri. Për këtë arsye ju ofrojmë disa informacione bazë të dobishme në lidhje me pneumoninë Legionela dhe Mikoplazma.
Ligionela
Nga se shkaktohet?
Kjo shfaqet në formën e epidemive të vogla apo më të mëdha në stinën e verës apo në fillim të vjeshtës.
Simptomat: ethe, rrëqethje, rraskapitje, kollë, dhimbje të muskujve. Dhimbje koke, të cilat fillojnë nga dita e dytë deri në ditën e katërmbëdhjetë (2-14) nga kontakti me bakteren.
Çdo gjë që duhet të dini në lidhje me verdhëzën tek të porsalindurit

Erdhi momenti i shumëpritur, tashmë jeni bërë nënë! Ndërsa ende jeni duke u mësuar me rolin tuaj të ri, doktori ju thotë se bebja juaj ka verdhëz. Mos u frikësoni, kjo është diçka mëse normale. Ju japim përgjigje për pyetjet më të zakonshme në lidhje me verdhëzën tek të porsalindurit.
Çfarë është verdhëza?
Verdhëza tek të porslindurit është një gjëndje e cila shfaqet për shkak të rritjes së sasisë të bilirubinit në gjakun e fëmijës. Bilirubini (një komponim i ngjyrës së verdhë) është një produkt normal i ndarjes së qelizave të kuqe të gjakut. Pas përpunimit në mëlçi, ai largohet nga organizmi nëpërmjet sistemit të zorrëve. Tek të porsalindurit ka një mungesë ekuilibri ndërmjet prodhimit dhe eliminimit të bilirubinit për shkak të të cilit ndodh rritja e vlerave të bilirubinit në qarkullim. Verdhëza tek të porsalindurit është klinikisht e dukshme rreth 50% tek foshnjat të cilët kanë linduar në afatin e duhur, dhe rreth 80% tek foshnjat të cilët kanë lindur para kohe. Verdhëza zakonisht kalon pa nevojën e ndonjë trajtimi apo me ndërhyrje minimale.