Të gjitha të fshehtat e mjaltit

Legjenda thotë se mjalti është ushqimi I perëndive. Sot është e vështirë të imagjinohet jeta pa mjaltë. Mjalti është ushqim I cili mund të rritë jetëgjatësinë.
Disa fakte për mjaltin:
- Ëmbëlsirë natyrale, lëng I përbërë nga nektari I luleve I mbledhur nga bletët
- Ngjyra, aroma dhe ëmbëlsia e mjaltit varet nga lloji i luleve nga të cilat është mbledhur nektari
- Përmban mbi 90 përbërës të çmuar, mes të cilëve më të rëndësishëm janë vajrat esencialë, ngjyra bimore dhe acidet.
- Alternative e shëndetshme e sheqerit natyral.
- Mjalti I mbyllur mirë ka afat të pakufizuar.
- Kristalizimi është një process I cili nuk ndikon në cilësinë e tij. Vendoseni kavanozin në ujë të ngrohtë dhe përsëri do të keni mjalt të lëngshëm.
- Në temperature mbi 41 ˚C, mjalti humbet vlerat e tij mjekësore. Prandaj, bëni kujdes kur të shtoni mjalt në çaj, të mos jetë tepër I nxehtë.
Mjalti në shërbim të bukurisë

Legjenda thotë se mjalti ishte arma e vetme të cilën Kleopatra e përdorte për bukurinë e saj. Mjalti përmban të gjithë përbërësit e natyrshëm që I nevojiten lëkurës tuaj. Ai është plot me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e rrudhave dhe plakjen e lëkurës. Veprimi I tij antibacterial ndihmon në parandalimin e shfaqjens së puçrrave dhe I lufton ato.
Mos e frenoni teshtitjen! Mund të lëndoheni

Herën tjetër kur do të doni ta mbani përbrenda teshtitjen, mendohuni mirë para se të vendosni për një hap të tillë. Mund të përbëjë problem për shëndetin tuaj.
Me mbylljen e hundës apo të gojës , ndoshta dë të arrini ta frenoni teshtitjen, por një hap i tillë mund t’i lëndojë daullet tuaja të veshit, sinuset apo të shkaktojë infeksion në vesh. Teshtitja është shumë e fortë. Shfryerja (nxjerrja) e fortë e ajrit nga gjoksi mund të nxjerrë mukus me shpejtësi deri në 100 milje në orë.
Si ftohet trupi ynë?

A e dini se trupi ynë ka një mekanizëm të tohjes natyrale. Por a mund të arrijë trupi ynë të ftohet edhe kur temperaturat janë tepër të larta?
Këtu janë disa fakte në lidhje me mënyrën se si trupi reagon kur temperaturat bëhen të padurueshme:
Trupi i njeriut ftohet në mënyrë natyrale me anë të djersitjes, e cila mban një temperaturë normale të trupit.
Por shpesh ky proces i natyrshëm nuk është i mjaftueshëm në kushte ekstreme të temperaturave të larta, dhe mund të shkatërrohet për shkak të disa faktorëve të tjerë.
Më pak kripë, më shumë shëndet

Kripa është armik ‘I qetë’ I njeriut modern! Rritja e përdorimit të kripës apo ‘ vdekjes së bardhë’ siç e quajnë disa, çdo ditë pa e kuptuar I dëmton veshkat tona, zemrën dhe enët e gjakut. Vdekshmëria nga këto sëmundje rritet çdo ditë e më shumë.
Si ta ndaloni këtë ‘epidemi’ të kohës modern? Shumë thjeshtë – bëni kujdes çfarë hani. Shmangni ushqimet e kripura edhe pse mund të jenë tepër të shijshme!
Qumështi i nënës – ushqim i pazëvendësueshëm për fëmijën tuaj

Për çdo nënë, cili ushqim është më i mirë për fëmijën e saj, është dilema më e madhe gjatë muajve të parë të fëmijës. Të dashura nëna, në këtë rast nuk duhet të keni dilema. Qumështi juaj është i pazëvendësueshëm për fëmijën!
Qumështi i nënës është më i miri dhe është ushqimi ideal për çdo të porsalindu. Për shkak të përbërjes dhe karakteristikave të tij, në varësi të ardhjes së qumështit në gjirin e nënës, bëjmë dallime ndërmjet qumështit kalimtarë dhe qumështit të pjekur të nënës.
Keni diabet? 5 këshilla për këmbë të lumtura

Ju e dini se nëse keni diabet, këmbët tuaja mund të dëmtohen shumë lehtë , madje pa e kuptuar. Një dëmtim i nervave për personat të cilët vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë mpirje të gjymtyrëve, dhe kur rritet niveli i sheqerit në gjak, zvogëlohet aftësia e trupit për të luftuar me infeksionin apo për të shëruar plagën. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për lëndimin që keni marrë dhe nuk e trajtoni atë në menjëherë, atëherë ky lëndim i marrë në këmbë për personat që vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë probleme mjekësore tepër serioze.
Mbushja plotë e fshikëzës së urinës ju lë pa gjumë – urinim i shpeshtë

Shumë gra, gjatë periudhës së shtatzënisë përballen me urinim të shpeshtë. Thjeshtë, nuk mund ta kaloni natën pa shkuar në tualet disa herë. Dhe me ardhjen e mplakjes, ndjejmë se bëhemi robër të fshikëzës së urinës. Lajmi i mirë është se nëse fshikëza e urinës ju bën të zgjoheni disa herë të urinoni gjatë natës , ekzistojnë ndryshime të vogëla për efektive të cilat mund të bëni në mënyrë që keni gjumë më të mirë. Nëse keni një problem të tillë, është mirë që të kontaktoni mjekun tuaj, pasi urinimi i shpeshtë mund të jetë më tepër se një bezdisje – kjo mund të jetë shenjë e një gjendje të fshehur mjekësore.
Këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë dhe të luftoni me problemin e urinimit gjatë natës:
7 të vërteta për gurët në veshka

Gjatë ekzaminit të një kontrolli rutinë me eko në bark, doktori ju thotë se keni gurë në veshka. Në kokën tuaj ju sillen rrotull shumë pikëpyetje. A është e rrezikshme? A do të mund të shëroheni? Çfarë duhet të bëni?
Gurët në veshka janë rezultat i konsumit të pamjaftueshëm të lëngjeve. Shpesh tek disa persona gjendet gurë në veshka për shkak të disa kushteve të caktuara mjekësore ose nga predispozicioni kongjenital ( të lindur).
6 Këshilla për peshë më të shëndetshme në shtatzëni

Jeni shtatzënë – dhe jeni të ngazëllyer për rolin tuaj të ri. Por, me shtatzëni shfaqen dhe shumë pyetje, kryesisht për peshën e tepërt.
Ka shumë arsye përse ju duhet të ruani një peshë të shëndetshme të trupit tuaj gjatë shtatzënisë. Pyetja është, si ta arrini këtë?
Filloni me këto gjashtë këshilla që të jeni të shëndetshëm ju dhe fëmija juaj.