Përdorim I kufjeve me mbrojtës

Kufjet përdoren shpesh nga njerëzit në jetën e përditshme. Edhe pse mund të na e zbukurojnë ditën me muzikë, ato  gjithashtu mund të shkaktojnë problem me dëgjimin. Ja si ta zvogëloni këtë rrezik: Me pak përpjekje mund të gjeni modele të cilat përjashtojnë zhurmën e jashtme, kështu që nuk keni nevojë të ngrini volumin, ose pajisje të cilat e kufizojnë zërin në nivele , pajisje e cila është e domosdoshme veçanërisht për fëmijët duke ju ofruar atyre mbrojtje.

7 këshilla të dobishme për të vrapuar siç duhet

Pranvera është para nesh. Po afrojnë ditët me diell. Veshjet e lehta, por bashkë me ta edhe vënia në pah e kilogramëve të tepërt që kemi marë gjatë dimrit. Është koha për të vepruar! Mënyra më e mirë për tu rikthyer përsëri në formë, dhe për ti dhënë formë të bukur trupit tuaj është vrapimi.

Vrapimi është aktiviteti fizik  më e thjeshtë dhe më ekonomik, duke vrapuar ju do të humbisnë peshë në mënyrë të shëndetshme dhe do ta tonifikoni trupin tuaj dhe për më tepër nuk keni nevojë ta lini veten të uritur. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të shijoni natyrën në stinën e pranverës,ajrin e pastër dhe të freskët.

Pesë rreziqe të yndyrës në bark

Secili prej nesh është mjaftueshëm i vetëdijshëm se shtimi i tepërt i peshës është i rrezikshëm për shëndetin. Por , a e dini se yndyrërat e tepërta në bark janë një problem plus? Nëse keni një vëllim më të madh rreth belit, duhet të dini se jeni të rrezikuar nga:

1.       Zvogëlim të funksionimit të mushkërive

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se zmadhimi i vëllimit rreth belit, ndikon në funksionimin e mushkërive. Ndryshe nga personat që nuk konsumojnë duhan që kanë një peshë trupore normale, personat me peshë të tepërt rreth belit kanë kapacitet të ulët të mushkërive sipas rezultatit të testit të spirometrisë. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë deri në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe madje mund të shkaktojë sëmundje kronike të mushkërive ose astmë.

Si të mos keni më veshë llapush?

Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik. Personat me veshë llapush, zakonisht janë subjekt i vënies në lojë, veçanërisht fëmijët në moshë shkollore.

Disa prindër përdorin metoda ekstreme që të mund të korrigjojnë pamjen dhe formën e veshëve të fëmijëve të tyre. Vendosin llastikë në kokën e fëmijës së tyre, madje ka dhe nga ato raste më ekstreme veshët e fëmijëve të tyre i ngjitin me shirit ngjitës.

Zgjidhja e tetë miteve më të mëdha të akneve

Sigurisht që ekzistojnë trajtime dhe këshillime për parandalimin e e puçrrave. Por këto këshilla jo gjithmonë janë këshilla të provuara mjekësore.

Kemi paraqitur një listë me tetë mendime që zakonisht ndihmojnë në përmirësimin e akneve në fytyrë.

1.       Pasta e dhëmbëve i përthan puçrrat

Ndoshta produktet e dhëmbëve mund të ndihmojnë në tharjen e akneve, por gjithashtu mund ta lënë lëkurën të thatë dhe të irrituar, për këtë arsye është më mirë të mos e praktikoni këtë gjë dhe të mos e ndërlikoni situatën më tepër.

Mëngjesi: 5 këshilla të thjeshta për një fillim të shëndetshëm të ditës

sistina

Mos e lini pa ngrënë vaktin e mëngjesit – vetëm bëjeni atë më të mirë

Zbuloni se çfarë ju jep energji, dhe çfarë ju bën të bini në krizë për sheqer.

1.       Si ta filloni ditën

Kos frutash dhe arra, është një mëngjes i përkryer  i cili përgatitet shumë thjeshtë, nuk ju merr aspak kohë dhe përmban sasi të mëdha të proteinave. Nëse keni kohë për të gatuar diçka, provoni një omletë me tre të bardha vezësh dhe një të verdhë veze. Në këtë mënyrë ju do të merrni të gjitha anët e mira që dhuron veza pa shtuar kolosterolin në trupin tuaj.

Mos lejoni që alergjitë t’jua prishin gjumin

Pas kalimit të një dite me të gjitha simptomat e alergjisë, kruarje dhe lotim të syve, bllokim të hundës – çdo gjë që do të donit është të shtriheni dhe të flini. Për fat të keq, alegjitë na ndjekin dhe në shtrat, për ketë arsye nuk mund të flemë.

3 mënyra si të parandalojmë alergjinë të na prish gjumin:

4 produkte të shëndetshme për të cilat mendojmë se janë të dëmshme

sistina

Cili ushqim mund ta prish dietën tuaj? Disa hulumtime të reja kanë treguar se disa ushqime që deri tani I kemi konsideruar si të rrezikshme, ndihmojnë në reduktimin e stresit, parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe ju mbrojnë nga disa lloje të kancerit. 

Fatkeqësisht,  mjafton të thuhet një here  se ky ushqim ‘është I dëmshëm për shëndetit tuaj’ më pas, është pothuajse e pamundur  që të bindemi për të kundërtën.

Por ju mund ta ndryshoni këtë tendencë. Këtu keni 5 produkte të cilat duhet ti përfshini përsëri në dietën tuaj.

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickojnë insektet?

Jemi në pranverë dhe natyra është zbukururar. Të gjithë ne e shijojmë shkëlqimin e saj, por për fat të keq, pjesë e saj janë dhe insektet.

Edhe pse shumica e insekteve nuk janë të rrezikshme, pickimet e tyre gjithmonë shkaktojnë dhimbje dhe tepër kruarje. Disa insekte me pickimet e tyre mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike, sikurse dhe mund të transmetojnë sëmundje.

Prandaj,  është e rëndësishme të mësoni se si të përballeni me pickimet e disa insekteve.

4 pasoja që shkakton dielli I nxehtë

Vera po afrohet. Të gjithë jemi të ngazëllyer për ditët e gjata me diell. I prisni me padurim pushimet verore, ku do të mund t’iu dorëzoheni plotësisht ujit të kaltër dhe rërës së plazhit. Por këtë kënaqësi mund t’jua pengojë dielli me rrezet e tij të forta. Përkrah efekteve pozitive, dielli dhe temperaturat e larta mund të shkaktojnë promble shëndetësore serioze.

Ekspozimi i gjatë ndaj temperaturave tepër t larta, mund të shkaktojë mbinxehje të trupit, gjëndje e cila është veçançrisht e rrezikëshme për shëndetin.