Diagnostikimi i shpejtë i tuberkulozit me testin Xpert MTB/RIF

Tuberkulozi është një sëmundje infektive sistemike e shkaktuar nga bakteria Mycobacterium tuberculosis. Ajo është përcaktuar si një nga 10 sëmundjet të cilat shkaktojnë vdekjen në nivel global. Dr. Biljana Qurçiq, mikrobiloge, thotë se infeksioni zakonisht prek mushkëritë, edhe pse mund të prekë çdo organ tjetër të trupit. Supozohet se 15-20% të rasteve të diagnostikuara të […]

Si të përballeni me ndotjen e ajrit?

Ekspozimi i gjatë në ajër të ndotur, shpesh shkakton dëmtim në sistemin imunologjik, reproduktiv, nervor, kardiovaskular dhe veçanërisht në sistemin respirativ. Simptomat më të shpeshta ndaj të cilat ankohen njerëzit janë: irritimi në pjesën e hundës, të syve dhe të fytit, fishkëllimë dhe shtrëngim në pjesën e kraharorit, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje. Ndiqni rregullisht […]

Kujdes – filloi sezoni i ftohjeve!

Ftohjet bëjnë pjesë në kategorinë e infeksioneve të lehta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ekzistojnë rreth 200 lloje të ndryshme virusesh, të cilat mund të jenë shkak për shfaqjen e sëmundjes. Me ditët e para të ftohta të vitit, fillon dhe sezoni i ftohjeve, infeksioneve ndaj të cilave bebet dhe fëmijët e vegjël janë […]

Një nga pesë persona vuajnë nga depresioni

Nëse  edhe në momentet kur nuk ndjeni dhimbje, nuk ndiheni mirë, nuk keni gjendje humori të mirë, dhe nuk jeni të interesuar për gjërat të cilat ju bëjnë të lumtur, nëse keni problem me gjumin dhe me përqëndrimin, keni humbje të oreksit, dhe ju shfaqen mendime për vetëvrasje, atëherë ju vuani nga depresioni. Mendohet që […]

Përmirësoni shëndetin tuaj me proteina

Proteinat, sëbashku me ujin janë substancat më të rëndësishme të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen apo kujdesin e të gjitha qelizave në trupin tonë. Për shkak se  proteina ka më tepër nevojë për tu tretur, bën që të ndiheni të ngopur: lajme të mira për personat të cilët mundohen të humbasin peshë. Proteinat janë gjithashtu […]

Anestezia tek pacientët e moshuar

Staistikat botërore tregojnë se një nga dhjetë pacientë të cilët kanë nevojë për intervenim kirurgjik (veçanërisht për jo kardiake) i përkasin moshës mbi  70 vjeçare,  dhe 50% e intervenimeve kirurgjikale janë urgjente.  Intervenimet më karakteristike të cilat kryhen tek popullata e rritur, janë lloje të ndryshme të kirurgjisë bajpas, hernies, kataraktit, zëvendësimi i këllkut dhe […]

Neuromonitorimi për një operacion të sigurt

neuromonitorimi

Neuromonitorimi është një procedurë për monitorimin e gjendjes funksionale të trurit, palcës kurrizore, nervave periferikë, gjatë periudhës së intervenimit kirurgjik. Dr. Millço Demerxhiev, neurolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se qëllimi i neuromonitorimit, është që të ndiqet funksioni i sistemit nervor gjatë intervenimit kirurgjik, në mënyrë që të reduktohen rreziqet e dëmtimit të indit […]

Stres inkontinenca dhe trajtimi me lazer

Stres inkontinenca ka të bëj me lëshimin e  pavullnetshëm të urinës, për shkak të pamundësisë për të kontrolluar fshikëzën e urinës madje edhe gjatë mundimeve minimale siç është ndryshimi i shpejtë i pozicionit të trupit, kollitja apo teshtitja. Fshikëza e urinës zgjerohet gjatë mbushjes me urinë. Në situata normale muskujt, ligamentet dhe sfinktrat kontrollojnë shkarkimin […]

Kur duhet bërë koronarografia?

Koronarografia është përkufizuar si një procedurë invazive me anë të së cilës vizualizohen arteret koronare të zemrës me ndihmën e lëndës së kontrastit të injektuar tek arteret. Rekomandohet për pacientët e diagnistikuar më parë me sëmundje koronare me ndonjë nga metodat diagnostikuese jo invazive siç është stres testi koronar, eko e zemrës, 24 orë monitorim […]

Hipospadia  – anomali kongjenitale në sistemin urogjenital

Hipospadia është një nga anomalitë e lindura më të zakonshme  në sistemin urogjenital tek fëmijët meshkuj. Hipospadia trajtohet në mënyrë kirurgjike ndërmjet 12-18 muajve të parë të jetës tek fëmija. Rastet e rënda të hipospadisë shoqërohen me lakim të penisit dhe me moszbritje të testiseve, në këtë mënyrë trajtimi është më i ndërlikuar. Gjatë viteve […]