Cili është funksioni i gjinjve?

Gjinjtë janë dy gjëndra çift të prodhimit të qumështit të përbëra nga një grup qelizash të cilat kur stimulohen nga hormonet e caktuara sekretojnë qumësht nga kanalet e vogla dhe e çojnë deri në thithin. Gjinjtë gjithashtu përmbajnë ind dhjamor, enë limfatike dhe enë të gjakut. Ato janë të vendosura në pjesën e përparme të kraharorit në lartësinë e brinjës së tretë deri në brinjën e gjashtë. Thithi është qendra e rrethit të errët që quhet areola. Kanalet limfatike kanë funksionin e bartjes së lëngut të pangjyrë të quajtur limfë. Ato përfundojnë në nyjat limfatike që gjenden kryesisht në sqetullat (aksilet) afër kockës klavikulare dhe pranë sternumit. Nyjat limfatike mbajnë bakteret, qelizat kancerogjene dhe substancat e tjera të dëmshme që mund të hyjnë në sistemin limfatik.

Shpërndaj