Kanceri testikular

Kanceri testikular  shfaqet tek gjendrat e testiseve. Zakonisht manifestohet me ënjtje  ose me nyje (në formë gjendrash)  tek njëra nga testiest  dhe nuk shkakton dhimbje, por shkakton humbje të aktivitetit seksual ,  gjak në ejakulat (spermë) dhe dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit (në mes) ose në bark për shkak të simptomave të shkaktuara nga metastazat e kancerit testikular.

Arsyeja  për të cilën meshkujt paraqiten tek mjeku është ënjtja apo nyjet (gjendrat) tek testiest të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, megjithatë mund të ndodhë që dhimbja të jetë minimale.  Mund të shfaqet një ndjenjë e pakëndshme apo ndjenjë “shtrëngimi” në pjesën e testiseve, ndryshim I ngjyrës së lëkurës, dhimbje e shoqëruar me gjak gjatë ejakulimit.

Nëse shfaqja e gjendrës tek testiset është më e vogël ose gjendet në pjesën e brendshme  të testisit, atëherë nuk mund të preket dhe  nuk shkakton asnjë simptomë.

Lajm i mirë është fakti  se kanceri testikular shfaqet rrallë. Por lajmi I keq është se ky lloj kanceri prek më shpesh moshën 15-40 vjeçare.

Kjo sëmundje zakonisht diagnostikohet me anë të ultratingullit (merret pothuajse 100% diagnozë e saktë) si dhe me përcaktimin e vlerave të HCG, alfa feto protein (AFP) dhe me anë të laktatit dehidrogjenaza LDH në gjak. Ekzistojnë edhe shqyrtime të gjakut të cilat i quajmë “tumor marker për kancer testicular”.  Ato janë HCG, AFP dhe LDH në gjak.  Këto vlera mund të jenë negative  nëse kanceri është në fazë fillestare, për këtë arsye përdoret ultratingulli.

Shkaku I shfaqjes së kësaj sëmundje nuk është i njohur, por ka disa tregues të cilët tregojnë rritjen e incidencës së kancerit testikular. Bëhet fjalë për fëmijët tek të cilët testiset nuk kanë arritur të zbresin në skrotum (scrotum) deri në moshën 3 vjeçare, për  sindromin  Klinfelterov dhe për  anomalitë kromozomale të lindura. Mendohet se këta janë shkaqet që rrisin rrezikun e shfaqjes së kancerit testikular.

Çdo mashkull të paktën një herë në muaj të kryej vetëkontroll të testiseve. Në rast se dalloni ndonjë parregullsi duhet menjëherë të drejtoheni tek mjeku urolog.

Trajtimi më efektiv është mënjanimi I testisit në të cilin është shfaqur tumori, me qëllim që pacienti të shërohet plotësisht dhe të shmanget përsëritja e shfaqjes së tumorit. Kjo procedurë kryhet për pacientët tek të cilët kanceri ende nuk është përhapur. Nëse kanceri është  përhapur  tek nyjet limfatike përreth, atëhere është I dëmosdoshëm mënjanimi kirurgjik i tyre. Mënjanimi I njërit prej testiseve nuk mund të shkaktojë tek pacienti impotence apo inferitlitet pasi mjafton një testis për të pasur një jetë normale seksuale.  Mënjanimi i nyjeve limfatike përreth mund të shaktojë reduktimin e ejakulimit. Në varësi të llojit të tumorit pacientët mund ti nënshtrohen edhe trajtimit me rrezatim apo kimioterapi, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tumorit dhe përparimi i sëmundjes.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura