Përse rekomandohet?
Karcinoma e gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme tek gratë. Rreziku i vdekjes është shumë i lartë nëse nuk zbulohet në kohë. Mjeti më i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të karcinomës së gjirit është mamografia.
Për cilët pacientë rekomandohet?
Rekomandohet që gratë e moshës mbi moshën 40 vjeç të kryejnë incizime mamografike të rregullta pavarësisht nëse ekzistojnë simptoma apo gjetje. Në vendet në të cilat incizimet mamografike kryhen në mënyrë të rregullt, përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga karcinoma e gjirit është reduktuar nga 19-64% (mesatarisht 30%)
Për cilët pacientë nuk rekomandohet?
Mamografia nuk rekomandohet për gratë nën moshën 40 vjeç për shkak të arsyeve të mëposhtme:
- Për shkak se indet e gjirit të cilat prodhojnë qumësht tek gratë e reja janë më të trasha, mamografitë më vështirë mund ta zbulojnë karcinomën.
- Indi i gjirit tek gratë e reja është më i ndjeshëm ndaj rrezatimit, në këtë mënyrë mamografia mund të jetë e rrezikshme.
- Karcinoma e gjirit tek të rinjtë shfaqet më rrallë.
Sa shpesh duhet të kryhet?
Gratë mbi moshën 40 vjeç duhet të bëjnë incizim mamografik një herë në vit ose një herë në dy vjet. Karcinoma mund të shfaqet tek gratë nga mosha 40 deri në moshën 50 vjeç dhe të përparojë shumë shpejtë, prandaj gratë e kësaj moshe këshillohen që të kryejnë mamografinë një herë në vit.
A është i rrezikshëm rrezatimi i mamografisë?
Shumë gra janë të shqetësuara nga ndikimi i rrezatimit gjatë mamografisë, megjithatë, niveli i rrezatimit i cili përdoret gjatë incizimit është mjaft i ulët. Kjo është e barabartë me rrezatimin që njeriu merr gjatë tre muajve apo gjatë fluturimit të gjatë me avion. Përqindja e rrezatimit është më e ulët me mamografi digjitale. Në qendrat moderne në të cilat pajisja kontrollohet rregullisht dhe mirëmbahet siç duhet nuk ka nevojë që të shqetësoheni. Përveç kësaj, diagnoza e hershme dhe e saktë është më e rëndësishme sesa rreziku.
Cilat janë rreziqet e regjistrimit mamografik?
- Incizimi duhet të bëhet nga një radiolog specialist me përvojë, sepse ndonjëherë mund të ndodhë që të zbulohen gjetje të dyshimta dhe për këtë arsye është e mundur që pacienti të ketë nevojë që ta ripërtëritë incizimin apo biopsinë. Kjo i shqetëson pacientët. Mamografia digjitale, veçanërisht tomosinteza e ul këtë rrezik në mënyrë të konsiderueshme. Me qëllim për të shmangur biopsinë apo regjistrimin e panevojshëm, mamografia duhet të kontrollohet nga radiolog për gji me përvojë.
- Karcinoma nuk diagnostikohet gjithmonë me mamografi. Në disa raste mund të jetë e nevojshme ultrasonografia. Janë më të vogla gjasat për të zbuluar karcinomën me anë të mamografisë tek gratë të cilat kanë inde të dendura parenkimale. Ndonjëherë, edhe nëse masa mund të jetë e dukshme dhe të preket gjatë kontrollit, është e mundur që të mos shikohet me anë të mamografisë.
Edhe pse suksesi i incizimit mamografik është i lidhur ngushtë me cilësinë e aparatit dhe përvojën e doktorit, duhet theksuar se madje edhe në duart më të sigurta, shkalla e suksesit është 80 -85%. Kjo shkallë rritet me mamografi digjitale dhe tomosintezë. E rëndësishme është se tek gratë me inde të dendura parenkimale në të njëjtën kohë duhet të përdoret ultrasonografi dhe mamografi.
Si incizojnë mamografitë?
Mamografitë gjithmonë vlerësohen në raport me gjetjet e mëparshme. Prandaj, incizimet e mëparshme duhet t’i ruani dhe t’i merrni me vete në kontrollin e ardhshëm. Sëmundjet e gjirit mund të shfaqen si masa, si degjenerim strukturor, gjinj asimetrik ose si mikrokalsifikime të akumuluara. Për shkak se këto gjetje mund të tregojnë praninë e sëmundjeve beninje dhe malinje të gjirit, duhet të kontrollohen nga një radiolog për gji me përvojë.
Çfarë është klasifikimi BIRADS?
Klasifikimi BIRADS (në anglisht BIRADS – raport dhe sistemi i të dhënave për incizimin e gjirit) përdoret në nivel global në raportet e incizimit të gjirit. Sistemi BIRADS është bërë në mënyrë për të lehtësuar renditjen e duhur të gjetjeve dhe për të dhënë një gjuhë të përbashkët ndërmjet doktorëve, duke siguruar kështu udhëzimet e duhura për pacientët.
Kategorizimi BIRADS |
Kategoria 0 – Është i nevojshëm incizim shtesë Kategoria 1 – Gjetje normale / Negativ Kategoria 2 – Është e sigurt prania e gjetjeve beninje Kategoria 3 – Është e mundur prania e gjetjeve beninje Kategoria 4 – Parregullsi e dyshimtë Kategoria 5 – Gjasa të larta për gjetje malinje Kategoria 6 – Biopsi e njohur – Malinjitet i provuar |
Për kategoritë 1 dhe 2 është i nevojshëm incizim vjetor. Për kategorinë 3 ekziston rrezik i vogël i kancerit (më i vogël se 5%) dhe është i nevojshëm incizimi kontrollues pas 6 muajsh. Për kategorinë 4 ekziston rrezik nga 30-40%, ndërsa për kategorinë 5 ka 90% gjasa të pranisë së karcinomës dhe është e nevojshme të bëhet biopsi.