Rezultate të dukshme dhe efekte të menjëhershme që pas trajtimit të parë
Morpheus8 është një teknologji revolucionare në mjekësinë estetike, e cila kombinon mikrogjilpërat me energjinë e radiofrekuencës me qëllim shtrëngimin, ripërtëritjen dhe rimodelimin e lëkurës. Trajtimi është efektiv në reduktimin e rrudhave, trajtimin e celulitit dhe shtresave dhjamore, shenjave të akneve dhe strijave, si dhe në përmirësimin e strukturës dhe tonit të lëkurës, përfshirë edhe shtrëngimin e lëkurës së varur në fytyrë dhe trup. Rezultatet janë të dukshme që pas trajtimit të parë.
Prof. Dr. Andrej Petrov, specialist në dermatovenerologji, shpjegon se mikrogjilpërat krijojnë kanale mikroskopike përmes të cilave energjia radiofrekuente depërton deri në shtresat më të thella të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinit.
“Kombinimi i mikrogjilpërave dhe energjisë radiofrekuente është faktori kyç për suksesin e trajtimeve me Morpheus8. Mikrogjilpërat depërtojnë në shtresat e lëkurës në një thellësi të kontrolluar me saktësi, duke mundësuar që energjia të arrijë deri në indin nënlëkuror. Ky proces jo vetëm që përforcon sipërfaqen e lëkurës, por mundëson edhe rimodelim të thellë, i cili sjell rezultate afatgjata dhe natyrore,” thekson Dr. Petrov.
Trajtimet me Morpheus 8 janë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe mund të personalizohen sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Kjo teknologji është veçanërisht e përshtatshme për personat që kërkojnë përmirësime subtile, por të dukshme, pa periudha të gjata rikuperimi dhe pa rreziqet që shoqërojnë ndërhyrjet kirurgjikale.
Dr. Petrov thekson se procedurat me Morpheus 8 zhvillohen në disa faza të përcaktuara me saktësi, me qëllim arritjen e efikasitetit maksimal dhe shkallës minimale të parehatshmërisë për pacientin.
“Hapi i parë është pastrimi i thellë i lëkurës, pas të cilit aplikohet anestezion lokal për të garantuar komoditetin e pacientit gjatë trajtimit. Pas përfundimit të procedurës mund të shfaqen skuqje dhe ënjtje, të cilat zakonisht zhduken brenda 24 deri në 48 orë,” shpjegon Dr. Petrov.
Rezultatet fillestare janë të dukshme pas trajtimit të parë, por për efekt optimal rekomandohet një seri trajtimesh, të përcaktuara sipas një plani individual dhe në përputhje me nevojat specifike të lëkurës.
“Rezultatet e para bëhen të dukshme pas dy javësh, kur fillon formimi i kolagjenit të ri, ndërsa efektet e plota vërehen pas 3 deri në 6 javë, pasi procesi i rimodelimit të lëkurës zhvillohet gjatë kësaj periudhe. Shumica e pacientëve arrijnë rezultatet më të mira pas 3 deri në 4 trajtime, të cilat realizohen në interval prej 4 deri në 6 javë. Numri i trajtimeve të nevojshme mund të ndryshojë në varësi të nevojave individuale dhe gjendjes së lëkurës,” shpjegon Dr. Petrov. Rezultatet e trajtimeve me Morpheus 8 janë afatgjata, por për shkak të procesit natyror të plakjes së lëkurës, rekomandohet përsëritja e trajtimit një herë në vit për të ruajtur efektet optimale